Transportohet drejt spitalit në gjendje të rëndë një grua në Vlorë, rrezikoi të mbytej në det

131
Sigal

Mëngjesin e sotëm një grua rreth 50 vjeç ka rrezikuar të mbytet ndërsa notonte në detin e Vlorës.

Policia ka bërë me dije se ajo është transportuar drejt spitalit, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të “Plazhit të Vjetër”, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det.

Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.