Itali/ Regjistrohen 236 viktima brenda 24 orëve, një rast i ri për çdo 50 tampona

351
Sigal

Numri i viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi pësoi një rritje të lehtë. Në total u regjistruan 236 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Pavarësisht se zbutja e kurbës duket një mision i vështirë, Italia është në rrugë të mbarë.

Gazeta Repubblica shkruan se është regjistruar vetëm një rast i ri për çdo 50 tampona të kryer, një rekord.

Edhe numri i infeksioneve të reja është vetëm 1075, më i ulëti që prej 10 marsit. Ky numër është në rënie konstante prej 5 ditësh .Bilanci tashmë është 213 mijë të infektuar, nga të cilët 85 mijë e 231 të shëruar.

Italia ka regjistruar 29 mijë e 315 viktima në total. Tashmë Italia nuk është më vendi me më shumë viktima në Europë, pasi ‘stafetën’ ia mori Britania.