Papërgjegjshmëria e Hipotekës në Lushnjë, përgjigja nuk vjen as për 2 vjet

640
Përparim Pashaj
Kam dorëzuar te hipoteka në qytetin e Lushnjës lejen e ndërtimit dhe të shfrytëzimit të një objekti dhe për këtë kam paguar edhe 90 mijë lekë të vjetra për certifikatën, që sipas rregullave përgjigjja duhet të më vinte zyrtarisht me postë brenda 15 ditëve. Nga data 9 prill 2014 kur e kam dorëzuar lejen e ndërtimit, kanë kaluar më shumë se dy vjet dhe akoma përgjigja nuk më ka ardhur. As më shumë as më pak po afërsisht 2 vjet e 4 muaj me vonesë. Këtu tek foto është dhe dokumenti që vërteton datën e dorëzimit te hipoteka në qytetin e Lushnjës.Unë nuk e kuptoj se ç’është gjithë kjo papërgjegjshmëri. Nuk e kuptoj se çfarë i pengon këta nëpunës që të mos bëjnë detyrën në kohë sepse edhe për këtë paguhen. Nëse duan lekë, ta harrojnë se nuk kanë për të marrë asnjë kokërr. Aty të rrijë certifikata, unë s’paguaj asnjë kokërr leku më shumë sesa thotë ligji. Ja do t’i bëj rezil në publik. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët që sorollaten si unë, në zyra shtetërore. Më kot të presim përgjigje në zyrat që janë ngritur pranë çdo dikasteri kundër korrupsionit, ato janë vetëm për numër dhe askush nuk të kthen përgjigje, pa le të të mbarojë punë. Por ne e kemi diçka në dorë, t’i denoncojmë ku të mundemi. Këtë e kemi vetë në dorë.
Sigal