Nëntetare Zarife Hasanj humbi jetën sot në Letoni gjatë demontimit të një mine në një bazë ushtarake si edhe dy ushtarakë të tjerë, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj u plagosën.
Sipas të dhënave që vijnë nga Forcat e Armatosura, në gjendje të rëndë për jetën është komandanti i togës Klodian Tanushi i cili i është nënshtruar një operacioni të gjatë që ka zgjatur më shumë se 5 orë.
Të njëjtat burime thanë se ai ndodhet në reanimacion dhe ka dëmtime serioze në kokë. Tanushi është baba i një vajzë vetëm 15-muajshe. burimet thanë se në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore ndodhet togeri Julian Kapaj që ka pësuar dëmtime më të lehta.