Siguria e ushqimeve në vend. Drejtoresha e AKU-së: Disa biznese mashtrojnë me etiketat që ia vendosin produkteve

186
Sigal

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda ka deklaruar se bizneset ushqimore në vend mashtrojnë me etiketat, që u vendosin ushqimeve.

Në një intervistë televizive, për sigurinë e ushqimeve në vend, Dedaj u shpreh se disa kompani shisnin produkte, të cilat kishin yndyrë bimore, por i reklamonin si produkte me origjinë shtazore, duke mashtruar kështu konsumatorët. Sa i takon rasteve në fjalë, Deda tha se janë referuar në prokurori dhe është arritur që të parandalohen. “Kemi edhe raste kur operatorët e biznesit ushqimor mashtrojnë me mënyrën sesi etiketojnë. Këto janë një nga target për grupet më të rëndësishme tonat, sepse kjo është një vepër penale të cilën ne e kemi referuar në organet ligj zbatuese. Ka qenë e lidhur kryesisht me produktet me origjinë shtazore, në fakt nuk kanë qenë produkte me origjinë shtazore, por janë reklamuar si të tilla. Kanë pasur në përbërje yndyrë bimore, vaj palme e të tilla si këto, ku kanë mashtruar konsumatorin shqiptar. Këto i kemi evidentuar, i kemi referuar në organin e prokurorisë dhe për fat të mirë i kemi parandaluar”,- tha Deda.