Dyshohet se përdhunoi të bijën e mitur, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë

52
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Kavajë, ku një baba 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. R., 48 vjeç, banues në Golem, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

NOA

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.