Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, moti për sot

508
Sigal

Ulje temperaturash, shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore.

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

‘Sot pritet një ditë me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin në orët e vona të pasdites.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në zonën e jugut dhe relievet malore deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sa i përket temperaturave ato pritet të pësojnë rënie prej 4 deri në 5ºC si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato mesditës’, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.