Si e largoi “djallin” prej trupit Nënë Tereza, ekzorcizmi dhe shenjtërimi i saj

831
Sigal

Nënë Tereza iu nënshtrua procesit të ekzorcizmit (apo yshtjes) në vitin 1997, pasi pati kaluar një periudhe pagjumësie, për të cilën ishte fajësuar djalli, deklaron Kryepeshkopi i Kalkutës sipas “BBC”.

 Lajmi për ekzorcizmin doli në përvjetorin e katërt të vdekjes së Nënë Terezës.

Kryepeshkopi i Kalkutës Henry D’Souza pati thënë se procedura që zgjati gjysmë ore nuk do ti ulte shanset që murgesha të shenjtërohet.
Në asnjë mënyrë”, tha ai për ‘Associated Press”. “Nuk ia dëmtoi shenjtërinë”

Kryepeshkopi pati deklaruar se ekzorcizmi nxjerr në pah anën njerëzore të Nënë Terezës dhe “është një shenjë e një lidhje të ngushtë me Zotin”.

Thuhet se procedura e ekzorcizmit është zhvilluar në një spital, ku murgesha ishte shtruar për shkak të një problemi në zemër, përpara se të vdiste.
Kryepeshkopi D’Souza gjithashtu ishte duke u kuruar në të njëjtin spital.

‘E pushtuar nga shpirtra të këqij”
Kur doktori i tha se murgesha kishte vështirësi që të flinte, kryepeshkopi iu tremb faktit se ajo mund të ishte e pushtuar nga shpirtra të këqij.

“Kur doktorët thanë se nuk mundin të gjenin arsyen mjekësore për pagjumësinë e saj, atëherë mendova se ajo mund të ishte duke u sulmuar nga djalli”, tha për ‘Reuters’ kryepeshkopi Henry Sebastian D’Souza.

“Doja që ta që ta qetësoja dhe i kërkova një prifti, në emër të kishës, që të kryente mbi të një lutje ekzorcizmi. Nënë Tereza pranoi që të kryhej kjo procedurë”, tregoi ai.

Kështu, ekzorcisti (apo yshtësi) dhe murgesha kryen së bashku një “lutje mbrojtëse”
Pas kësaj, kryepeshkopi D’Souza pati deklaruar se Nënë Tereza fjeti qetësisht.

E sulmuar nga djalli
Prifti sicilian 79-vjeçar, Rosario Stroscio, i cili zhvilloi procedurën e ekzorcizmit (apo yshtjes) mbi Nënë Terezën, pati thënë për “Reuters” se murgesha po sillej në mënyrë të çuditshme pak para se të niste lutja e veçantë.

“Ajo ishte pak e trullosur dhe po sillej në mënyrë të çuditshme. Ndoshta Nënë Tereza ishte duke u sulmuar nga Satanai. Por pas lutjeve, ajo ishte e qetë”, tregoi ai.

Ndërkaq në shtator te këtij viti Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku.