Banorët e Kalas së Dodes janë të braktisur nga qeveria Rama

599
Sherefedin Shehu 
Kjo është një nga zonat me pasuri e resurse të mëdha natyrore në të gjithë vendin por ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi dhe vullnet për të punuar. Nuk ka subvencione në fshat, tregje të reja, pasi paratë nuk merren nga fermerët, por nga njerëz pranë klaneve të qeverisë. Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësish, shkolla, qendra shëndetësore, e për të hapur vende të reja pune, sepse qeveria nuk jep buxhet për mirëqenien e dibranëve por për luksin qindra milion euro të zyrave dhe pushimet luksoze të qeveritarëve. 
Të gjitha këto investime do të jenë axhenda e përditshme e punës së bashkisë së re , përmes një bashkëpunimi të fortë me partnerët ndërkombëtarë me të cilët si ekspert I financave dhe ekonomisë kam patur një bashkëpunim shumë efikas.
Familjet në nevojë ekonomike do të kenë vëmendjen e Bashkisë dhe timen personale. 
Me punën dhe përkushtimin e administratës time, Dibra do të kthehet edhe në një potencial konkurrues në rajon, për turizmin malor, pasi bukuritë natyrore janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen e veçantë të dibranëve.
Sigal