Salvatore Bushati: Shqiptarja që nderon dy akademi

626
Sigal

Zonja Mira Mezini konsiderohet si një nga ekspertet
më të mira në lëmin e shkencave kompjuterike në Evropë

Profesorja që nderon Akademinë shqiptare dhe atë Gjermane merr titullin  “Nderi i Akademisë”

Profesore Mira
Mezini ka lindur më 1966 në Tiranë. Mbas mbarimit të shkollës së mesme me
medaljen e artë, vazhdoi studimet në degën e informatikës në Fakultetin e
Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin
1989, duke i takuar kështu brezit të parë të informatikanëve të përgatitur në
Shqipëri. Punon në këtë Fakultet si kërkuese dhe asistente në mësimdhënie deri
në vitin 1990 kur largohet për specializim në Gjermani. Në 1997 merr titullin
doktor i Shkencave te Inxhinierisë Kompjuterike nga universiteti i Siegenit në
Gjermani. Ka punuar në këtë universitet dhe me pas në Northeastern University, Boston,
SHBA si Profesore Asistente duke ngjitur shpejt shkallët e hierarkisë
akademike. Në vitin 2000 fillon si Profesor i Asociuar në Fakultetin e
Shkencave kompjuterike të Universitetit të Politeknik të Darmstadt-it në
Gjermani, anëtar i shoqatës të nëntë universiteteve më prestigjioze politeknike
të Gjermanisë (TU9).

Që nga viti 2002

Që nga viti 2002
mban titullin Profesor në këtë universitet, ku drejton katedrën e teknologjisë
së sofwarit. Ajo ka qenë dekane e Fakultetin e Shkencave kompjuterike si edhe
anëtare e senatit të Universitetit. Aktualisht është dhe prorektore për
transferimin e teknologjive, simulimin e komunitet-it start-up, dhe
marrëdhëniet me ish-studentët e Universitetit të Politeknik të Darmstadt-it. Për
periudhën 2017-2019 është propozuar për pozicionin e prorektores për punën
shkencore dhe inovacionin. Zonja Mezini konsiderohet si një nga ekspertet më të
mira në lëmin e shkencave kompjuterike në Europë. Puna e saj kërkimore është e
fokusuar në fushën e inxhinierisë së softwarit dhe përqendrohet rreth gjuhëve
dhe mjeteve të programimit. Nëse do të bëhej një analogji me fusha te tjera inxhinierie,
mund të thuhej se puna e saj synon në “shpikjen” e lëndëve të para dhe
pajisjeve të sofistikuara për ndërtimin më efikas të softwarit të cilësisë së
lartë. Është autore dhe bashkëautore e mbi 150 publikimeve shkencore të botuara
në revista dhe përmbledhje të konferencave më prestigjioze në fushën e inxhinierinë
kompjuterike dhe të gjuhëve të programimit.

Ka shërbyer
rregullisht në komitete drejtuese, komitete organizative dhe borde editoriale të
konferencave dhe revistave më prestigjioze në inxhinierinë kompjuterike dhe
gjuhët e programimit. Ajo është anëtare e bordit për shkencën kompjuterike të Këshillit
Shkencor Gjerman (Deutsche Forschungs gemeinschaft – DFG) – Institucionit më të
lartë të punës kërkimore shkencore në Gjermani – si edhe anëtare e bordit për
shkencën kompjuterike të Këshillit Shkencor Europian (European Research
Council  – ERC) – si Institucioni më i
lartë i Komunitetit Evropian për punën shkencore. Në katedrën e saj kanë përgatitur
punën e master-it dhe bachelor-it mbi 200 studentë. Deri tani 22 persona kanë
mbaruar doktoraturën ose post-doktoraturën nën udhëheqjen e Mira Mezini-t,
shumica e të cilëve janë sot profesorë në universitete të tjera në Gjermani dhe
Europë.

Për veprimtarin
e saj shkencore, Mira Mezini është nderuar me disa çmime shkencore:

– Në vitin 1998 asaj
ju dha çmimi për disertacionin i
Universitet-it Siegen.

– Në 2005 ju
akordua një IBM Faculty Award dhe në 2006 një IBM Innovation Award.

Informaticienia
Mezini është fituese e një Advanced Grant të Këshillit Shkencor Evropian (ERC –
European Research Council) për vitin 2012 me një shumë prej 2.3 milionë Euro për
hulumtimin e koncepteve të reja të programimit për Cloud Computing. Këtë çmim e
kishin marrë deri atëherë vetëm katër hulumtues të tjerë Gjerman të fushës së inxhinierisë
kompjuterike, gjë qw dëshmon në mënyrë të veçantë
ekselencën shkencore të Mira Mezinit dhe vlerësimin e lartë që puna e saj gëzon
në komunitetin ndërkombëtar të hulumtuesve në fushën e inxhinierisë së
softwar-it.

Në vitin 2013
nderohet me titullin ‘Doktor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës me
motivacionin, “Për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta
ndërkombëtare në kërkimin shkencor, në fushën e informatikës”.

Në 2014 u nderua
me çmimin Gjerman për sigurimin e sistemeve të IT.

Dhe para një jave është zgjedhur Anëtare e Akademisë
Kombëtare Gjermane të Shkencave Teknike (ACATECH).

 Nderimi

 

 Akademia
e Shkencave e Shqipërisë, Kryesia e saj, që prej disa vitesh, nderon me medaljen “Nderi i Akademisë” personalitete,
për kontribute të shquara në fushën e shkencave shoqërore e atyre natyrore e
teknike e të arsimit, të cilët kanë patur ndikim të spikatur në zhvillimin
shkencor e arsimin e lartë me impakt në zhvillimin teknologjik, shoqërore
ekonomik.  Për vitit 2016, nga Akademia e
Shkencave e Shqipërisë me propozim të Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike
vlerëson me medaljen “Nderi i
Akademisë” prof. dr. Mira Mezini.