Rastet me koronavirus, ja sa është mosha mesatare e të infektuarve në Shqipëri

317
Sigal

Një moshë mesatare relativisht e re, më e vogël se 50 vjeç. Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico gjatë përditësimit të të dhënave për COVID-19 në 24 orët e fundit, deklaroi se mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me koronavirus është 46.8 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv.

Numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shkuar në 30.