Dhunuan 23-vjeçarin në Fier, dalin para gjykatës polici i rrugores dhe shoku i tij

367
Sigal

Gjykata e Fierit do të japë masën e sigurisë për dy autorët që rrahën 23-vjeçarin Xhoen Osmënaj disa ditë më parë në qendër të qytetit.

Autorët e kësaj ngjarje janë punonjësi i Policisë, Anxhelo Bardhi me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec dhe shtetasin Daniel Rista, nga Fieri, të cilët akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të Fierit, ku dy të rinj, që kishin pasur autorizim për të lëvizur, i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonte 23-vjeçari Xhoen Osmënaj i shoqëruar nga një mikeshë e tij.

Ndërkohë Osmënaj në deklaratën e tij ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit, ai është shprehur se vajza është e afërmja e tij dhe se nuk e di arsyen se pse efektivi i policisë Anxhelo Bardhi dhe shoku i tij Daniel Rista e kanë ndaluar dhe goditur.