Koronavirusi/ Pesë raste të reja në Krujë, tre prej të cilëve punonjës fasonerie

310
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Krujë duke e çuar në 97 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se tre nga rastet e reja janë punonjës fasonerie, ndërsa dy raste të tjera janë familjarë të rasteve të mëparshme të të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë këtë të martë është shënuar edhe viktima 30 nga Covid-19, një 52 vjeçar nga Kruja që vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, i cili ndodhej prej disa ditësh i intubuar tek Infektivi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri është 750 persona, ku 14 janë raste të konfirmuara në 24 orë.