118 punonjës të një fasonerie dalin në protestë, nuk përfituan pagën e luftës

388
Sigal

118 punonjës të një fasonerie në Korçë kanë protestuar pasi nuk përfitojnë pagën e luftës.

Subjekti ku ato punonin është mbyllur në datën 4 prill por deklarimin tek drejtoria tatimore e ka bërë në 14 çka ka bërë që ata të mos jenë përfitues pasi vendimi i qeverisë parashikon si afat 10 prillin.

Përveç mbylljes së subjektit si pasojë e mungesës së lëndës së parë nga greqia për shkak të pandemise Ky ngërç ka shkaktuar jo pak vështirësi për punonjësit.

Nga ana tjetër ekonomisti i firmës sqaron se deklarimi i ndërprejes së punës është bërë brenda afateve ligjore por vendimi i qeverisë ka dalë në dt 16 prill dhe përfshin punonjësit e larguar deri në 10 prill

E vetmja zgjidhje për një pjesë të këtyre punonjëseve mbetet përfitimi i asistencës për ato qe kanë një kohë më të gjatë që janë punësuar ndërsa të tjerat mbeten në mëshirë të fatit.