Protesta në Lezhë kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen disa qytetarë nga policia

196
Sigal

Protestë kundër rritjes së çmimeve është mbajtur dhe në Lezhë pasditen e sotme. Në qarkun e Lezhës u bënë tre protesta njëkohësisht.

Në Dajç të Zadrimës, në rreth rrotullimin e Lezhës dhe në Laç.

Për rreth një orë qytetarët bllokuan rrugët duke bërë thirrje që të ulen çmimet. Pas përfundimit, policia ka shoqëruar disa protestues.