Zhvendoset protesta, qytetarët lënë kryeministrinë, marshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

125
Sigal

Protestuesit të cilët u mblodhën para kryeministrisë janë zhvendosur drejt qendrës, duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duket se sot nuk ka pasur një skenar për bllokim rrugësh, por vetëm një marshim.

Ndërkohë prezent kanë qenë edhe forcat e policisë, të cilat kanë krijuar një kordon në zonat përgjatë ministrive.

Herë pas herë janë dëgjuar edhe hedhje shashkash.