Prof. Lush Susaj: Vera që qarkullon në tregjet dhe lokalet tona, në pjesën më të madhe është jashtë standartit, sepse nuk plotëson as treguesit më bazikë

20
Sigal

– Kam parë se si në etiketën e shishes shkruhet “përmbajtja e alkolit 13%”, e pasi e kam matur më ka rezultuar deri në 5,8%, pa folur për ngjyrën, apo për shijen

-Vera duhet të prodhohet nga rrushi, e jo duke përzier pak verë rifuxho, me ujë të ngjyrosur e të alkolizuar

– Grada alkolike e shtuar në këtë mënyrë, është e paqëndrueshme dhe shumë e dëmshme.

-Organet e kontrollit, por edhe mediat duhet të kontrollojnë e të denoncojnë hapur

-Pijet alkolike duhet të vëndosen nën kontroll për cilësinë, përkundrazi do të bëhen burim kanceri, burim cerozazh e fatkeqësish për konsumatorin e vjedhur e të mashtruar.

-Problemet e bujqësisë dhe blegtorisë i zgjidhin ekspertët më të mirë të fushës, e jo servilave të partive dhe mafies së projekteve

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

 

“Vera që qarkullon në tregjet dhe lokalet tona, në pjesën më të madhe është jashtë standartit, sepse nuk plotëson as treguesit më bazikë. Me paisjet e mia të çantës së punës, në mënyrë të vazhdueshme, e në prani të studentëve, kam tërhequr verë nga dyqanet dhe kantinat e prodhimit, e ku nga matja më ka rezultuar që vetëm verë nuk mund të quhet”

Bujqësia dhe blegtoria nuk mund të zhvillohet pa dije teorike-sistemike dhe disiplinare. Domethënë, duke kuptuar sistemin në raport me sistemin global dhe dinamikën e tij dhe bujqësinë, bletorinë dhe tërësinë e sektorëve të ekonomisë në raport me dijen që zotërojnë pushtetarët. Problemet e bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare janë të shumta. Ngritja dhe konsolidimi i tregut të tokës, nëpërmjet rregullimit të procesit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyrave të Kadastrave dhe krijimi i Bursës së Tokës;- Krijimi i institucioneve të tregut për nxitjen e prodhimit dhe marketingut të produkteve; – Zhvillimi i shpejtë i sektorit të pemëtarisë, kryesisht serat;- Konsolidimi i sektorit të blegtorisë;- Shndërrimi i fermave nga njësi të vetëkonsumit në sipërmarrje biznesi;- Ngritja e bankës rurale dhe nxitja e kreditimit për fermerët në mbarë vendin;- Hartimi i politikave favorizuese në grumbulliin e bimëve të arave;- Shpërndarja e përshtatshme e investimeve në infrastrukturë, rrugë rurale, ujitje dhe kullim;- Ripërtëritja e sistemit të shkollave bujqësore sipas modelit amerikan;- Hartimi i një programi kombëtar anti erozin për tokën janë problem që kërkojnë zgjidhje.  -Flitet shumë për bujqsqësinë dhe blegtorinë. Bëhen shumë seminare, takime por në praktikë asgjë nuk duket. Rendimetet dhe cilësia e produkteve shqiptare vlejnë për të dëshiruar. Cilat janë problemet që ne kemi ngelur në vend në këtë drejtim? Si mund të ecim përkrah vendeve të zhvilluara në këto dy degë të ekonomisë? Kush mund ta japë më shumë ndihmën kryesore? Këto pyetje përgjigje do ti gjeni në këtë intervistë me Prof. Lush Susaj…

Vitin e kaluar u prodhua shumë pak rrush në raport me vitet e tjera. Qarkullojnë shumë fjalë, por dhe fakte se prodhimi i verës vitin e kaluar ka qenë jo me bazë rrushin, por me esencë? A ka kontroll për këto prodhime? Sa i dëmshëm është esenca për organizmin? A mund të zbulohet lehtë një prodhim bio i verës nga ai me esencë dhe a ka kontrolle shteti në këtë drejtim?

Kam 34 vite që flas për këtë problem, e që i lutem qeveritarëve të korruptuar të Shqipërisë që problemet e vreshtarisë, sikurse ndodh në të gjitha vendet demokratike të botës të ja adresojnë për t’i zgjidhur ekspertët më të mirë të fushës, e jo servilave të partive dhe mafies së projekteve.

“Një verë e prodhuar nga rrushi (përmes fermentimit alkolikë), e në kushtet e një kantine me minimumin e dijeve dhe eksperiencës, përqindja e alkolit nuk mund të zbresë kurrë nga 12-14%, deri në 5-7% alkol. Në këto kushte, shqetësimi dhe mendja me shkon tek vera rifuxho që vjen nga jashtë, e që hollohet me ujë të distiluar, e që ngjyrosët me ngjyrues kimikë, e që paketohet nëpër bodrumet e improvizuara, e ku më pas guxojnë edhe ta paketojnë dhe etiketojnë si verë e prodhuar nga kultivarët apo ekotipet autoktone të Shqipërisë”

Problemi me verën dhe pijet alkolike në Shqipëri, duket që është edhe më i frikshëm nga sa duket nga jashtë. Vera që qarkullon në tregjet dhe lokalet tona, në pjesën më të madhe është jashtë standartit, sepse nuk plotëson as treguesit më bazikë. Me paisjet e mia të çantës së punës, në mënyrë të vazhdueshme, e në prani të studentëve, kam tërhequr verë nga dyqanet dhe kantinat e prodhimit, e ku nga matja më ka rezultuar që vetëm verë nuk mund të quhet. Kam parë se si në etiketën e shishes shkruhet “përmbajtja e alkolit 13%”, e pasi e kam matur më ka rezultuar deri në 5,8%, pa folur për ngjyrën, apo për shijen, apo përmbajtjen e treguesve të tjerë kimikë e mineralë. Një verë e prodhuar nga rrushi (përmes fermentimit alkolikë), e në kushtet e një kantine me minimumin e dijeve dhe eksperiencës, përqindja e alkolit nuk mund të zbresë kurrë nga 12-14%, deri në 5-7% alkol. Në këto kushte, shqetësimi dhe mendja me shkon tek vera rifuxho që vjen nga jashtë, e që hollohet me ujë të distiluar, e që ngjyrosët me ngjyrues kimikë, e që paketohet nëpër bodrumet e improvizuara, e ku më pas guxojnë edhe ta paketojnë dhe etiketojnë si verë e prodhuar nga kultivarët apo ekotipet autoktone të Shqipërisë. Në të gjitha rastet, në orën e mësimit nuk kam lejuar që të fotografohen  e as të përfliten etiketat e shisheve me emrin e kantinave, pasi qëllimi ynë është mësimi. Vera duhet të prodhohet nga rrushi, e jo duke përzier pak verë rifuxho, me ujë të ngjyrosur e të alkolizuar. Grada alkolike e shtuar në këtë mënyrë, është e paqëndrueshme dhe shumë e dëmshme. Organet e kontrollit, por edhe mediat duhet të kontrollojnë e të denoncojnë hapur. Pijet alkolike duhet të vëndosen nën kontroll për cilësinë, përkundrazi do të bëhen burim kanceri, burim cerozazh e fatkeqësish për konsumatorin e vjedhur e të mashtruar.