Shërbimi diplomatik jashtë kontrollit/ Si abuzohet nga ambasadat me qeratë, transportin, faturat e hoteleve dhe mobilimet?

17

“Nga auditimi rezultoi se kur ajo drejtohej nga Xhaçka, janë bërë 24 emërime në përfaqësitë diplomatike, por në 22 prej tyre nuk arsyetohet përse këto kanë qenë “rast i veçantë” dhe/ose llojin e njohurive dhe ekspertizës që zotërojnë personat e emëruar, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.”

Sigal

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar parregullsi të shumta në shërbimin diplomatik shqiptar. KLSH ka bërë një auditim në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që në krye të saj ishte Olta Xhaçka, ku rezultojnë probleme me rekrutimet si dhe abuzime nga selitë diplomatike.

Nga auditimi rezultoi se kur ajo drejtohej nga Xhaçka, janë bërë 24 emërime në përfaqësitë diplomatike, por në 22 prej tyre nuk arsyetohet përse këto kanë qenë “rast i veçantë” dhe/ose llojin e njohurive dhe ekspertizës që zotërojnë personat e emëruar, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Për më tepër që në kushtet kur mungojnë përshkrimet e  punës, vendosja e kritereve bëhet thuajse e pamundur. Nën të njëjtin arsyetim është bërë edhe emërimi i studentëve të ekselencës për pozicione në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Përsa kohë që vetëm në 2 nga 24 raste rezultoi se, emërimet janë bërë në përputhje me kriteret kumulative që parashikon ligji, do të thotë se neni 31/3 është kuptuar por nuk është zbatuar për të gjitha emërimet njëlloj. Një tjetër aspekt i këtyre emërimeve është fakti se përcaktimi i gradës së emërimit bëhet nga Ministri pa asnjë kriter”, -thekson KLSH.

Po ashtu janë bërë konstatime se si u mbajtën deri në 9 vite pa mandat shumë ambasadorë. Gjithashtu nuk ka pasur kontrolle dhe ata kanë bërë si ju do qejfi. Po ashtu KLSH ka zbuluar abuzime me qeratë, me transportin, me hotelet e gjithçka tjetër. Po ashtu KLSH ka konstatuar abuzime me tenderët dhe ka gjetur pafund parregullsi.

Nga auditimi u konstatua se, nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mungon një rregullim nënligjor mbi përcaktimin e: – limiteve të qirapagesave për banesat e punonjësve të përfaqësive, në përputhje me tregun e pasurive të paluajtshme në vendin pritës dhe nevojat për prezantim; – përcaktimin periodik të kushteve kryesore të qiramarrjes, listës së orendive të nevojshme për ambientet e banimit. – gjurmës dhe procedurave të detyrueshme për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimeve, apo mënyrën se si do të kryhet kjo”, shprehet KLSH në auditimin për periudhën 2020-2022.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar parregullsi të shumta në shërbimin diplomatik shqiptar. KLSH ka bërë një auditim në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që në krye të saj ishte Olta Xhaçka, ku rezultojnë probleme me rekrutimet si dhe abuzime nga selitë diplomatike.

Raporti i KLSH

Nga auditimi i kontratave të qirave dhe limiteve të qirapagesave, dokumente të vendosura në dispozicion të grupit të auditimit për shqyrtim e vlerësim, rezultoi se, praktikat e nënshkruara ishin me mangësi e parregullsi, për argumentimin e fondeve dhe masës së mbulimit të këtyre shpenzimeve nga e MEPJ, sipas parashikimeve të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, i ndryshuar, ku sipas përfaqësive të analizuara ka rezultuar si më poshtë:

– Përfaqësia Izrael:

Për vitin 2021, zëri i qirave ka ndikim nga ndryshimi i rritjes së qirasë nga 3% mbi qiranë e vitit pararendës sipas kontratës, në 1.5% për arsye të pandemisë dhe totali i shpenzimeve është 100,895.4 $ dhe jo 100,909.06 $ sikundër është paraqitur në evidenca, duke marrë parasysh se norma e rritjes së rentës është 3% dhe jo 1.5%, e përbërë nga 44,015.4 $ për seli dhe 56,880 $ për banim.

– Përfaqësia Madrid:

Për vitin 2021, totali i shpenzimeve të qirasë për selinë është 28,237.92 Euro. Nga mosvënia në dispozicion të audituesve shtetëror të autorizuar, të informacioneve specifike mbi përcaktimin e vlerës konkrete të ndryshimit (rritjes së vlerës së qirasë dhe indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), ku specifikohet vetëm se, duke nisur nga viti i katërt (nga v.2021), qiraja të rritet 10% përveç rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit; në kushtet që nuk është përcaktuar sa është indeksi i çmimeve të konsumit dhe sa është impakti i rritjes 10% mbi të, kjo ka bërë të pamundur vlerësimin mbi rregullshmërinë dhe saktësinë e pagesave të qirasë për godinën/at e përfaqësisë së shërbimit të jashtëm të vendit tonë në Madrid.

U konstatua mungesë e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme dhe mos argumentim i faktit, se përse është pranuar të rinovohet kontrata me një nivel rritje të përgjithshëm prej 10% përveç rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit.

– Përfaqësia Paris:

Referuar evidencave të vendosura në dispozicion të grupit të auditimit rezultoi se, në shpenzimet për qiranë vjetore janë përfshirë rritjet për qiratë e diplomatëve me 3%, por në kontratat e qirave mungonte një klauzolë specifikuese e tillë. Në kontratat e banimit nuk specifikohet klauzola e rilidhjes së kontratës pas përfundimit të afatit.

– Përfaqësia Neë York:

Nga auditimi rezultoi se 7 nga 8 kontratat e vendosura në dispozicion janë nënshkruar në vitin 2022 dhe mungon gjurma justifikuese e dokumentacionit të ri, ku të jetë i përafruar me vlerat e tregut, për rrjedhojë audituesit shtetëror të autorizuar nuk mund të shprehen mbi rregullaritetin e shpenzimeve të kryera për zërin e qirave për periudhën 2020-2021. Në total shpenzimet e qiramarrjes së përfaqësisë në Neë York për vitin 2021 ishin 309,300.72 USD, ku shpenzimet e qirasë për apartamente ishin 110,450.70 USD, shpenzimet e qirasë së zyrave ishin 84,828.15 USD dhe shpenzime të tjera qiraje ishin 84,980.52 USD. Grupi auditimit nuk arrin të shprehet mbi saktësinë dhe rregullshmërinë e shpenzimeve të qiramarrjes së kësaj përfaqësie, duke qenë se dokumentacioni i vendosur në dispozicion është i pjesshëm dhe i paplotë.

“Po ashtu janë bërë konstatime se si u mbajtën deri në 9 vite pa mandat shumë ambasadorë. Gjithashtu nuk ka pasur kontrolle dhe ata kanë bërë si ju do qejfi. Po ashtu KLSH ka zbuluar abuzime me qeratë, me transportin, me hotelet e gjithçka tjetër. Po ashtu KLSH ka konstatuar abuzime me tenderët dhe ka gjetur pafund parregullsi.”

– Përfaqësia Moskë:

Nga auditimi i kontratave të qirasë, u evidentua se shpenzimet e qiramarrjes për vitet 2020 dhe 2021 përfaqësia vijonte ti kishte në vlerën 78.536.41 Euro, nga ku shpenzimet për 1 apartament ishin 44,951.15 Euro dhe për zyra 33,585.26 Euro, si numër ambientesh me qira janë 4 (katër) zyra dhe 1 (një) apartament. Struktura e Ambasadës është 1 (Ambasadori) + 2 (Diplomatë). Në prill të vitit 2018 janë larguar dy diplomat dhe ambasada ka funksionuar me strukturë 1+1 deri në shkurt 2021, kur ka vijuar funksionimin vetëm me pozicionin e Ambasadorit.

Nga auditimi rezultoi se, vijojnë të paguhen shpenzimet e qirasë për 4 (katër) zyra, ku në 2 prej tyre janë depozituar mobiljet dhe orenditë e apartamenteve të diplomatëve të larguar e të cilat nuk kryejnë funksionin si zyra, por përdoren në trajtën e magazinave, megjithëse të 4 zyrat ndodhen në një godinë gjë që kërkon një proces të rivlerësimit të vlerës së rentës totale.

– Përfaqësia Podgoricë:

Nga auditimi i kontratave të qirasë, për përfaqësinë Podgoricë rezultoi se, për vitin 2021 totali shpenzimeve të qirasë për ambiente banimi ishte 46,800 Euro dhe shpenzimet e qiramarrjes së selisë ishin 25,800 Euro. Në total 72,600 Euro, nga 72,900 Euro të raportuara në evidencat periodike të MEPJ-së, me një diferencë prej 300 Euro sa raportuar më tepër.

– Përfaqësia Londër:

Audituesit e autorizuar të KLSH nuk arrijnë të verifikojnë vlerën e plotë të shpenzimeve të qirasë dhe qirapagesat për ambiente banimi, për shkak se dokumentacioni i vendosur në dispozicion të grupit të auditimit është i mangët.

– Përfaqësia Vjenë:

Nisur nga fakti i mos vënies në dispozicion të audituesve shtetëror të autorizuar, të dokumentacionit të plotë justifikues mbi kontratat e qirasë, kjo ka bërë të pamundur auditimin e vlerës së plotë dhe të saktësisë së zërit të shpenzimeve; Evidentohet mungesë e gjurmës së auditimit mbi kontratat e lidhura dhe shkallën e përditësimit të informacionit të tyre, në lidhje me kushtet e vijueshmërisë së tyre.

– Përfaqësia Berlin:

Mosvënia në dispozicion e kontratave të tjera të qirasë , që duhet të ishin pjesë e kësaj dosjeje për auditim), bën të pamundur verifikimin e saktësisë së informacionit zyrtar mbi shpenzimet e qiramarrjes të paguara për selinë diplomatike si dhe llogaritjen e totalit të shpenzimeve. (Trajtuar më hollësisht në faqe 82-178 të Raportit Përfundimtar tё Auditimit).

Abuzimi me automjetet

Nga auditimi dokumentacionit justifikues vendosur në dispozicion të grupit të auditimit, sa i takon zërit “shpenzime transporti” . sipas përfaqësive diplomatike të analizuara rezultoi se,

Për përfaqësinë Mynih,

Rezultoi se furnizoheshin 3 automjete me karburant ndërkohë që Konsullata në pronësi të saj ka të deklaruar vetëm 1 automjet. (kartat me nr: 700669, 748947, 000031). Mosrakordim i vlerave në fatura/dokumentacion /justifikues dhe evidencën e dërguar pranë MEPJ.

– Për vitin 2020 nga ana e përfaqësisë është kryer shërbimi i riparimit të automjetit 5 (pesë) herë me një vlerë totale prej 4,285.25 Euro, ku vetëm për një interval një mujor frekuenca e riparimit është në 3 (tre) raste; në asnjë rast nuk u konstatua prania e gjurmës së argumentimit të domosdoshmërisë për kryerjen e shërbimit të riparimit, pra mungon një memo argumentuese e situatës;

Për përfaqësinë Pragë:

– Disponon 3 automjete në inventar, por nga dokumentacioni i vendosur në dispozicion evidentohet se shpenzimet e transportit ngarkohen në vetëm 2 prej tyre.

Totali shpenzimeve të mbështetura me dokumentacion justifikues rezulton të jetë në vlerën 2,460.23 Euro, nga ku shpenzimet për karburant janë 2,204.32 Euro dhe siguracioni për automjetin BMË është 255.91 Euro. Diferenca prej 3,215.95 Euro përfaqëson shpenzime të kryera pa dokumentacion justifikues mbështetës për të cilat duhet të kryhen analizat përkatëse.

Për përfaqësinë Romë:

– Për vitin 2020 në të gjitha rastet nuk janë hartuar e nënshkruar mandat pagesat,

– Për shpenzimin me vlerë 2,380 Euro, praktikës dokumentare i mungonte shkresa e marrjes së miratimit nga MEPJ, shkresa që përfaqësia ka njoftuar MEPJ-në; si dhe specifikimet teknike të automjetit apo kontratë e blerjes së tij;

– Për shpenzimin me vlerë 1,640 Euro, riparim automjeti Benz me targë CD 081 AA pas aksidentit, praktikës dokumentare i mungonte memo/shkresa njoftuese e titullarit të përfaqësisë po ashtu dhe dokumentacion justifikues i vërtetimit të ngjarjes;

– Për shpenzimin me vlerë 1,327 Euro, riparim i automjetit Audi A6 me targë CD 0141 AA, praktikës dokumentare i mungonte shkresa e marrjes së miratimit nga MEPJ, si dhe memo/shkresa njoftuese e titullarit të përfaqësisë ku detajohet problematika.

Për përfaqësinë Madrid:

– Nga auditimi i dokumentacionit të vendosur në dispozicion, për vitin 2020 rezultoj se, për 3 makinat që përfaqësia disponon janë paguar siguracionet vjetore respektive me vlerë totale prej 2,238.2 Euro, por praktikat dokumentare përmbajnë vetëm ekstraktin e llogarisë dhe urdhër pagesën e nxjerrë nga përfaqësia.- Në total shpenzimet e transportit referuar dokumentacionit justifikues vendosur në dispozicion shkojnë 3,460.83 Euro nga 3,601 të raportuara, pra një diferencë e pambuluar me dokumentacion prej 140.17 Euro. për përfaqësinë Uashington:

– Për vitin 2020, rezultoi se në asnjë rast pagesat nuk janë shoqëruar me mandate pagesë, por vetëm nga fatura;- Referuar të dhënave vendosur në dispozicion të misionit të auditimit, kjo përfaqësi disponon 2 automjete ndërkohë nga auditimi i dokumentacionit justifikues rezulton prania e 4 automjeteve (referuar pagesave kryer në Sahouri Insurance: Chevrolet Captiva; Dodge dart; Cadillac XTS, Mitsubishi Outlander);

Për përfaqësinë Tel Aviv:

– Nga auditimi dokumentacionit vendosur në dispozicion, për vitin 2020 rezultoi se, referuar kursit mesatar të këmbimit (Shekel/Dollar), 1 Shekel konvertohej mesatarisht në 0.2909 Dollar, dhe totali rezultonte në 3,735.16 Dollar nga 3,866 Dollar raportuar, me një diferencë prej 130.84 Dollar më tepër nga sa rezulton nga dokumentacioni justifikues.

Për përfaqësinë Moskë:

– Nga auditimi dokumentacionit vendosur në dispozicion, për vitin 2020 rezultoi se, në të gjitha rastet mungonte hartimi i mandat pagesës,

– Të gjitha dokumentacionet janë në gjuhën Ruse pa patur dublikatë në gjuhën Shqipe çka cënon kuptueshmërinë dhe transparencën e tyre.

Në përfaqësinë në Neë York:

– Në evidencat e vitit 2021 u konstatua pagesa e shumës prej 29,041.35 Dollar për broker fees, por mungonte gjurma justifikuese e saj. Nga ana tjetër kjo pagesë nuk gjen mbështetje në bazën ligjore, e cila ngarkon MEPJ me kryerjen e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme (pika 10, germa ç, e VKM nr.20, datë 18.01.2017);

– Vlera prej 2,952 dollar, paguar për qëndrimin në Hotel K. të grupit të auditit të MEPJ nuk ka faturë bashkangjitur (prania vetëm e Urdhër Pagesës);

– Pagesa prej 2,104.55 dollar pasqyron biletën e avionit dhe shtesë në të, për udhëtim në Nice (Francë), ku mungojnë bashkëlidhur agjenda dhe programi i veprimtarisë. Nga auditimi dokumentacionit të lëvizjes rezulton të jetë udhëtim personal.

Në përfaqësinë BE-Bruksel,

– Pagesa për hotel me vlerë 395.48 Euro, nuk ka gjurmë të pranisë së dokumentit justifikues (faturë hoteli), si dhe nga auditimi nuk konstatohet prania e gjurmës së agjendës së veprimtarisë apo argumentim i vizitës;

– Pagesa për hotel me vlerë 81.88 Euro, nuk ka gjurmë të pranisë së dokumentit justifikues (faturë hoteli), bashkangjitur është rezervimi në booking i cili është fotokopje e pjesshme;

– Nga 51 urdhër pagesa të audituara, 35 ishin pa vlerë të specifikuar për pagesë dhe vetëm 16 me vlerë ekonomike të specifikuar për tu paguar;

Në përfaqësinë Milano,

– Për biletat e avionit, fatura me vlerë 28.846 all për itinerarin Tiranë – Bergamo, nuk është e shoqëruar me një argumentim të personave që po udhëtojnë dhe arsyet e udhëtimit.

– Për biletat e avionit, fatura me vlerë 79 Euro për itinerarin Milano – Tiranë, nuk është e shoqëruar me një argumentim të personave që po udhëtojnë dhe arsyet e udhëtimit;

– Pagesa e faturës prej 192.8 Euro total, për itinerarin Milano-Santiago-Milano nuk ka një argumentim të arsyes së lëvizjes si dhe të pozicionit/statusit të personit që kryen këtë udhëtim.

Në përfaqësinë Athinë

– Kryerja e procedurave për sigurimin e ambientit të banimit nëpërmjet një zyre imobiliare është në kundërshtim me bazën ligjore e rregullative në fuqi, e cila ngarkon me përgjegjësi MEPJ për kryerjen e analizës së tregut dhe gjetjen e ambienteve të përshtatshme për përfaqësuesit. Nga ana tjetër kjo pagesë nuk gjen mbështetje në bazën ligjore, e cila ngarkon MEPJ me kryerjen e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme (pika 10, gërma ç, e VKM nr.20 datë 18.01.2017).

Në përfaqësinë Romë

– Lidhur me pagesën 435 Euro hotel nga auditimi dokumentacionit u konstatua se, mungon fatura e hotelit;

– Lidhur me pagesën 386.60 Euro transferim për znj.Sh.Sh u konstatuan mungesë e dokumentacionit justifikues të nevojës së kryerjes së këtij udhëtimi. Referuar listës së përbërjes së përfaqësive vendosur në dispozicion nga DBNj e MEPJ, rezulton se personi në fjalë gjatë kësaj periudhe ka qenë emëruar në Romë dhe fatura e hotelit është po në këtë qytet.

– Lidhur me pagesën 2,648.50 Euro mungon argumentimi arsyes së udhëtimit;

Referuar VKM nr.870 datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit” , pika 9, germa c, dhe lidhja 1 “masa e dietës në valutë të huaj sipas kategorive” rezulton se, i përket kategorisë 7 ku hoteli është deri me 3 yje dhe jo 4 sikundër është paguar.