Paralajmërojnë protesta/ Studentët kërksesë ministrisë së Arsimit dhe Këshillit Teknik. Të rikthehemi në auditore, anulloni edhe tarifën

138
Sigal

Studentët kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik: Sezonin e dytë duam të kthehemi në auditore, na anuloni edhe tarifën!

Një grup studentësh, përfaqësues të Bordit Kombëtar Studentor, me anëtarë nga të gjitha Universitetet e vendit i kërkojnë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, për Covid-19, që sezonin e dytë të kthehen në auditore.

Sipas tyre, mësimi tërësisht online ka shkaktuar pakënaqësi në rrethet studentore, ndaj duan që të rikthehen në auditore, në mënyrë të alternuar. Ata kërkojnë që tarifa vjetore për vitin akademik 2020-2021 të anulohet, pasi mësimi është bërë vetëm online.

“Bordi Kombëtar Studentor propozon:

A. Pas përfundimit të provimeve sezonale, studentët të kthehen në auditore dhe fillimisht të zhvillojnë mësim të alternuar, me parimin leksionet online, seminarët në auditor, më pas të kalojnë plotësisht në mësim në auditor. Në rast se sezoni i provimeve do të shtyhet, kthimi i studentëve në auditor të bëhet ditën e parë të semestrit të dytë.

B. Anulimi i tarifës për vitin akademik 2020-2021, për shkak se mësimi është kryer vetëm në distancë dhe rikthimi i studentëve në auditore do të zhvillohet i alternuar, çka nuk e justifikon pagesën e tarifës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e dorëzuar dje nga studentët, pranë Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.

 

Dita Ndërkombëtare e Arsimit/ Probleme me  mësimin online dhe  mungesë investimesh tek të rinjtë

Dita Ndërkombëtare e Arsimit i gjen këtë vit studentët si rrallë herë jashtë auditoreve. Për shkak të pandemisë universitetet qëndrojnë ende të mbyllura. Studentët kanë pakënaqësi për mësimin online pasi nuk është efektiv. Ndonëse të njëjtat masa kanë edhe vendet e rajonit dhe Europës, teknologjia në vendin tonë sipas shoqërisë civile është e vonuar në implementim.

Mbështetja me 3.3 % e PBB e arsimit shihet si shifër e pamjaftueshëm, në një kohë kur edhe universitetet shpërdorojnë të ardhurat nga tarifat e studentëve. Përveç problemeve që solli pandemia, ndër vite ekspertët e arsimit vërejnë edhe mangësi të mbështetjes e nxënësve, në identifikimin e talenteve dhe orientimin drejt punësimit.

Pedagogu Erion Muça thotë se arsimtarët kanë prirje mjaft të ulëta drejt këtij procesi. Sipas pedagogut kjo sjell edhe vështirësi për studentët në përshtatjen e tregut të punës, pasi nuk janë informuar mbi nevojat që sot ka vendi ynë.