Mesazhi është i qartë: Euro është një realitet i pakthyeshëm!

2579
Sigal

Po përparojmë në dy fronte. Reformat nuk janë të nevojshme vetëm për shtetet anëtare të Eurozonës
Eurozona gjendet në një kryqëzim deciziv, jo vetëm nga kriza e borxheve që po zgjat prej tre vjetësh, por dhe për të gjithë trembëdhjetë vjetët e saj si histori. Të dyja çështjet janë padyshim të lidhura, arsyet e simptomave me përfundim të shkurtër të krizës duhen kërkuar në “sëmundjet” më shumë në strukturën e sistemit, ekzistuar prej kohësh të gjata.

Duhet të lehtësojmë dhimbjen e shkaktuar nga presioni i tregut në kohë të shkurtër për t’i lejuar shteteve lirinë e nevojshme për të adaptuar reforma të reja, esenciale për të marrë rezultate për një periudhe të gjatë.
Po ecim me vendosmëri në të dy frontet. Më 29 korrik liderët e Eurozonës kanë përcaktuar masa që duhet më në fund të copëtojnë rrethin vicioz ndërmjet bankave dhe borxheve sovrane, shkaktuar edhe me  humbje te besimit. Një herë i përcaktuar mekanizmi i vigjilencës i veçantë për sektorin bankar, me përfshirje të Bankës Qendrore Europiane, mekanizmi i stabilitetit europian do të lejojë të rikapitalizojë bankat, drejtpërdrejtë, pa lejuar që këto borxhe të shkojnë dhe rëndojnë situatën e shteteve të cilat goditen fort nga tregjet.
Nuk ka kohë për të humbur, për këtë Komisioni (europian, shën. i përkthyesit) po studion propozimin relativ në mekanizmin e vigjilencës së bankave- përfshirë BQE-që, së bashku me fondet integruese për tutelë të depozitave dhe mekanizmave të zgjidhjeve në sektorin bankar, objekt i propozimeve të tjera, paraqet një element fondamental për Bashkimin bankar të cilin Europa është e interesuar ta krijojë.
Nisur nga këtu, liderët e Eurozonës janë impenjuar për të stabilizuar tregun e Shteteve anëtare që gjenden nën presion. Është një tjetër sinjal i rëndësishëm për investitorët: po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të pasur nën kontroll stabilitetin financiar të Eurozonës dhe vendeve që e përbëjnë atë.
Kjo mbështetje në kohë të shkurtër duhet padyshim të shoqërohet me një impenjim të të gjithëve duke  aktivizuar reforma. Si në rastin e asistencës financiare, ofruar gjer tani vendeve të Eurozonës, ku do të jenë edhe disa kushte:ndërhyrjet në treg do të jenë të disponueshme vetëm për shtetet anëtare që do të përcaktojnë politika të forta të bilancit duke adaptuar reforma strukturale mbi zhvillimin dhe punësimin si dhe ndërmarrin masa për të luftuar disekuilibrat makroekonomikë.
Reformat nuk janë të nevojshme vetëm për shtetet anëtare, që po përballen me presionin e tregut, të gjithë mundet, dhe duhet, të përkushtohen për të arritur rezultate të mira për një periudhë të gjatë. Vlen edhe për vendet e goditura më pak gjatë krizës dhe për këtë është po kaq e rëndësishme që të gjithë liderët e BE-së, të 27-të, kanë mbështetur rekomandimet specifike të formuluara prej Komisionit Europian në maj.
Rekomandimet janë përshtatur mbas një analize të vëmendshme mbi vështirësitë e konstatuara prej secilit vend, janë kalkuluar mbi nevojat e veçanta dhe, sipas planeve, duhet të realizohen brenda dymbëdhjetë muajve. Përsa i përket Italisë, Komisioni ka kërkuar të aktivizohet strategjia e bilancit si është programuar, në mënyrë që të korrigjohet disavantazhi i lartë brenda vitit 2012. Kemi nxitur Italinë që të çojë përpara luftën kundër evazionit fiskal, të rrisë kontrollin për të bllokuar ekonominë informale dhe punën e zezë. Kemi insistuar sepse duhet të vihen në jetë masa të përcaktuara për liberalizimin dhe thjeshtimin e çështjeve në sektorin e shërbimeve dhe kemi konfirmuar nevojën e thjeshtëzimeve të mëtejshme në kuadër normativ për ndërmarrjet dhe për të fuqizuar kapacitetin administrativ.
Komisioni Europian do të ndjekë nga afër respektimin e rekomandimeve, do të transmetojë relacione vlerësimi për ministrat e financave të Eurogrupit dhe Këshillit Ekofin, mbi të cilin do bëjmë besimin për të forcuar presionin reciprok i nevojshëm për të bërë që të funksionojë ky proces. Drejtimi i kësaj iniciative është për të njohur ndërpavarësinë tonë dhe për ta përdorur atë në avantazhin tonë, pa lejuar që të marrim disavantazhe. Duke shikuar edhe më përpara Eurozona është impenjuar të vendoset pikërisht brenda fundit të këtij viti, një tabelë shpejtësie për të kapur një Bashkim ekonomik real, i destinuar të integrohet, forcohet dhe të kompletojë bashkimin monetar ekzistues. Për të realizuar këtë tregues do të jetë e nevojshme një integrim i paparë i politikave ekonomike dhe i bilancit, ndaj duhet të vlerësojmë mundësitë e pagimit pjesor të borxheve. Përparimet në fazën e dyte varen nga rezultatet që do të marrim në fazën e parë: Një pjesëtim i madh i borxhit sovran, duhet të justifikohet vetëm me një integrim te madh fiskal. Mesazhi ynë është, ndërkohë, shumë i qartë: Euro është një realitet i pakthyeshëm dhe jemi të vendosur ta mbajmë të qëndrueshëm për të gjithë anëtarët e Eurozonës. Rikostruktojmë bashkimin ekonomik dhe monetar dhe i mbajmë edhe më të konsoliduara themelet e saj, për tu treguar kritikuesve tanë që jemi në gjendje të përballemi me sfidat.

*Olli Rehn është komisar i punëve ekonomike dhe financiare dhe zëvendës president i Komisionit Europian

Përktheu për “Telegraf”, Luan Shmilli, Itali