Prof. Kristaq Kume: Konferencë për propozimet për ndërhyrjet në legjislacion në lidhje me Reformën Territoriale

123
Sigal

Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve në orën 10:00 në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, bashkë me organizatat partnere në Aleancën Qytetare për Reforma Demokratike, të mbËshtetur nga Lëviz Albania dhe Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zhvillon sot një Konferencë shtypi,  objekt i të cilës është propozimi i tyre për ndërhyrje, që mund të bëhen nën legjislacion për çështje  që lidhen me organizimin në territor të pushtetit vendor. Mbështetur në vlerësimin e perceptimeve të qytetarëve për cilësinë e përfaqësimit të tyre në organet e zgjedhura për vetëqeverisjen vendore, vlerësimin e tyre për funksionimin e këtyre organe në plotësim të nevojave dhe shërbimevet për qytetarët, si dhe në përputhje me  opinionet, mendimet dhe propozimet e qytetarëve për ndërhyrjet që mund dhe që duhet të bëhen në legjislacion për zgjedhjen, organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor. Aleanca Qytetare për Reforma Demokratike, këtë Konferencë shtypi  ja kushton paraqitjes së propozimit për mënyrën se si duhet të organizohet pushteti vendor në territor, në njësitë bazë të qeverisjes vendore dhe në nivelin e rajonit. Pjesë e rëndësishme e këtij propozimi janë edhe çështje, që lidhen me zgjedhjen e organit vetëqeverisës në nivelin e rajonit.