Unë dëshmoj: Ylber dhe Shpresa Merdani

200
Sigal

Shpresa Merdani

Ka lindur në Qytetin e Korçës. Ajo vinte nga familja e madhe e Ballollëve. Ka mbaruar studimet e mesme në Korçë. Ajo ka punuar si arsimtare për 8 vjet. Pas 8 viteve punë si arsimtare është internuar nga qyteti i Korçës me arsyen se babai i saj ishte kulak. Pas kthimit nga Amerika babai i Shpresa Merdanit pas kthimit kishte blerë në Korçë tokë dhe një shtëpi.

Më 1947, babanë e Shpresa Merdanit e burgosën. Ai u dënua me pushkatim, por më pas iu ul dënimi në 15 vite burg. Burgun e kreu në kampet famëkeqe të Nizavecit, Shtyllasit, Levanit të Fierit, sanatoriumin e Tiranës dhe në aeroportin e Rinasit. Më vitin 1969 Shpresa Merdanin e pushojnë nga puna si arsimtare dhe  internohet në fshatin më të largët të Korçës, në Shtyllë të Vithkuqit.

ylber merdaniYlber Merdani është pinjoll i një familjeje të vjetër në Korçë, e shpërngulur aty që para 400 vjetësh. Më 1959 mbaroi shkollën pedagogjike për mësuesi . Familja e tij bëri emër si tregtarë të dëgjuar në qytet.

Në vitin 1919 krijuan firmën tregtare “Magazina Drejtësia –Rexhep Merdani Co” , ku ishin bashkëpronarë Fuati, babai i Ylber Merdanit si dhe dy xhaxhallarët e tij Qemali dhe Reshati. Merdanët mbaheshin në qytetin e Korçës edhe si filantropë të njohur duke u kujdesur për familjet e varfra. Pas çlirimit të vendit familja Merdani u internua dhe burgos.

Në vitin 1967 kur filloi vullnetarizmi, familja e Ylber Merdanit u internua në fshatin Pulahë të Oparit në Korçë. Të afërmit e Ylber Merdanit u dënuan me burg për veprimtari armiqësore kundër pushtetit.

Ndërsa Vetë Ylber Merdani më 1969 u dënua me 8 vite burg dhe 4 vite humbje te të drejtave civile me akuzën: “Për Agjitacion dhe Propagandë nëpërmjet poezive të tij në dorëshkrim”. Dënimin e kreu në burgun e Spaçit. Në Spaç përjetoi edhe revoltën e famshme të 21-23 majit , 1973.

Më vitin 1977 u lirua nga Burgu i Spaçit, por në dimrin e po atij viti e internuan në Shtyllë të Korçës. Dy muaj pas vendosjes në Shtyllë të Korçës Ylberi u martua me Shpresën dhe u bënë prindër të dy fëmijëve.

Pas vitit 1990, pas 24 vitesh internimi dhe burgosjesh Ylber dhe Shpresa Merdani i kthehen jetës normale.

 

VIDEO

Pjesa 1, “Më burgosën babain si kulak dhe na internuan familjarisht…”

Pjesa 2, ” Saga e familjes Merdani…”

Pjesa 3, “Historia jonë e dashurisë dhe pritja 8 vjeçare për t’u martuar…”

Pjesa 4, “Disedenca ime nëpërmjet poezive…”

Pjesa 5, ” Arrestimi, hetuesia dhe dënimi në Spaç”

Pjesa 6, “Vështirësitë e internimit të dytë në fshatit Styllë”