Është shpallur Miss Amerika, vajza e parë me origjinë filipinase fiton këtë titull

115
Sigal

R’Bonney Gabriel u emërua Miss i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është vajza e parë me origjinë filipinase që fiton këtë titull.

Ajo përfaqësoi Teksasin në këtë konkurs prestigjioz të modës. Ajo theksoi se ndihet krenare për origjinën e saj.

“Ndihem në paqe sepse e di që kam punuar shumë për suksesin tim. Kam mësuar se sa e rëndësishme është të pranosh se kush jam. Unë dua të inkurajoj të gjitha gratë filipinase-amerikane që të arrijnë potencialin e tyre më të lartë,” tha ajo.

Ajo shtoi se babai i saj u zhvendos nga Filipinet në Amerikë për kolegj.

“Ai mbërriti këtu me 20 dollarë në xhep. Ai donte të ndërtonte një jetë të re. Ai takoi nënën time në Teksas. Unë jam një amerikane krenare me rrënjë filipinase,” shtoi ajo.

R’Bonney konkurroi kundër 49 vajzave në konkursin Miss Shtetet e Bashkuara. Ajo është një stiliste me profesion.

“Fustanin që kam veshur sonte e kam bërë nga materiali i ricikluar. Mendoj se është detyra ime të promovoj konceptin e qëndrueshmërisë në industrinë e modës,” tha ajo.

Ajo e trashëgoi titullin nga fituesja e vitit të kaluar Ella Smith.

“Shpresoj të jeni krenare për mua. Kjo fitore ndryshoi jetën time përgjithmonë”, ka shkruar R’Bonney në profilin e saj në Instagram.

Image