Problemi me zjarret, flakët në fshatrat e Gjirokastrës kalojnë në territorin grek

183
Zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, kryesisht qarkun e Gjirokastrës duket se nuk njohin kufij tokësorë.
Sigal

Mediat greke raportojnë se pak momente më parë zjarri që po digjte pyjet në zonën e Shqipërisë hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme.

Mësohet se zjarri nuk përbën kërcënim për vendbanimet për momentin ndërsa shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore .