Presidenti Meta: Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme të BE në momente kritike!

150
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian, nëpërmejt aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile, për situatën e zjarreve në vendin tonë.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan:

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.
Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺