Përplasen 5 automjete në autostradën Tiranë-Durrës

403
Sigal

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Policia bën me dije se nuk ka dëmtime në njerëz, po vetëm dëme materiale në 4-5 automjetet e përfshira.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë.