Plot 1 vit nga protesta e 16 shkurtit, Salianji analizon vendimarrjen e PD dhe reagimin e ndërkombëtarëve

149

Në 16 shkurt të 2019, opozita Partia Demokratike zhvilloi protestën e saj të parë kombëtare e cila deri në zgjedhjet e 30 qershorit do të pasohej edhe nga 9 protesta të tjera.

Pas asaj proteste, kreu i opozitës, Lulzim Basha në 18 shkurt me mbështetësit e tij shkoi në zyrat e Kuvendit dhe dorëzoi në bllok mandatet parlamentare.

Një vit më pas, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji analizon vendimarrjen e demokratëve dhe efektin që kishte ajo vendimarrje në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Sa rezultative ishte opozita në aksionin e saj?

Salianji: Nga pikëpamja e interesit publik ne arritëm të kthejmë në vëmendjen e të gjithë mediave ndërkombëtare çështjen e Shqipërisë si një prej autokracive në tentativë.

Në 16 shkurt kemi qenë përpara kryeministrisë, Partia Demokratike premtoi se do ta largonte kryeministrin Rama ndërkohë që ai vijon të jetë në detyrë. Parlamenti i cili PD tentoi përmes djegies së mandateve tentoi ta bënte jofunskional sot vazhdon të jetë funksional.

 Sa efikase ishte lëvizja e ndërmarrë nga PD?

Salianji: Një parlamenti i gjymtuar dhe jokushtetues është është i delijitimuar në sytë e publikut. E sigurt sot është që parlamenti është i deligjitimuar. Qeversiaj qëndron në këmbë për inerci. Kjo rrugë që ne kemi zgjedhur është rruga më e sigurt, një zgjidhje që kalon nëpërmjet qytetarëve.

Pavarësisht pretendimeve të opozitës se pas reformës zgjedhore do të ketë zgjedhje të parakohshme, kryeministri Rama ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë ato të vitit 2021?

Salianji: Po të ishte për Ramën nuk do të kishte zgjedhje fare. Jemi në një situatë mafioze. Sot të gjitha partitë politike janë kundër Ramës. Është retorikë e kryeministrit, nuk varet nga Rama nëse do të kemi zgjedhje, kjo varet nga qytetarët.