Përparim Spahiu : Marrëzia ndaj Veton Surroit jo kolektive por rilindase dhe antikombëtare

113
Sigal

Përfaqësuesi i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar ndaj vendimit të socialistëve për të hequr titullin e nderit ndaj Veton Surroit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Spahiu ka deklaruar se ky vendim është një marrëzi por jo kolektive siç e quan kryeministri, por një marrëzi rilindase, e inspiruar nga politika antikombëtare e përçarëse e vetë kokës së qeverisë .

Ja statusi i plotë :

Vendimi për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” të Kukësit Veton Surroit, njërit prej firmëtarëve të konferencës së Rambujesë, e cila i hapi rrugë çlirimit të Kosovës, është një marrëzi.

Por, jo një marrëzi kolektive siç e quan kryeministri 3D, por një marrëzi rilindase, e inspiruar nga politika antikombëtare e përçarëse e vetë kokës së qeverisë.
Akti i këshillit bashkiak të Kukësit gjen frymëzim tek politika e luftës së klasave dhe mentalitetit stalinist “o me mua, o kundër meje” të Edi Ramës.
25 prilli është ditë referendumi edhe për të rivendosur politikat vëllazërore e jo përçarëse me Kosovën.