Digjet brenda servisit një makinë në Sarandë, ja ku dyshon policia

46
Sigal

Një makinë është përfshirë nga flakët në një servis në qytetin e Sarandës. Mësohet se makina tip “Benz” është djegur pjesërisht ndërsa shkak është bërë sipas policisë një defekt teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.