Panik në avionin turk me 220 pasagjerë, piloti bën ulje emergjente në Korfuz

321
Sigal

Një avion turk ka bërë ulje emergjente në Ishullin e Korfuzit. Shkak është bërë një pasagjer turk i cili ishte në gjendje të dehur, ndërsa vraponte dhe trokiste në dyert e kabinës.

Kjo gjë e detyroi personelin e bordit të bënte ulje emergjente.

Konkretisht bëhet fjalë për avionin “JET-2”, i cili po fluturonte nga Stambolli në Manchester ndërsa në bord kishte 220 pasagjerë.

Me vendim pas konsultimit me Organizatën Kombëtare të Kujdesit Shëndetësor EODY, vetëm pasagjerit të dehur iu lejua që të zbresë dhe ai u arrestua.