Akuzohet për masakrën e Lushnjes, gjykata lë në burg Orges Bilbilin

315
Sigal

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Oreges Bilibilin duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

Bilbili së bashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin akuzohen për māsakrën e Lushnjës në vitin 2017.

Dyshohet se në “māsakrën e Lushnjes”, Bilbili, Kaloshi dhe Haxiu synonin të vrīsnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por mbetën të vrārë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, dhe u plāgos pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Prokuroria ka ngritur akuzat për “vrāsje në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar krīminal”.

Orges Bilbili u arrestua në Tirane gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.