Metoda më e mirë për ruajtjen e kungulleshkave në ngrirje

368
Sigal

Kungulleshkat ose kungujt e njomë konsiderohen si perime në mbarë botën, megjithatë në të vërtetë kemi të bëjmë me një frut botanik.

Ato janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut sepse ofrojnë vlera të larmishme.

Kungujt e njomë ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës sepse përmbajnë pak kalori.

Ato përmbajnë shumë fibër dhe ujë, duke ju ndihmuar të digjni kalori, të keni një tretje më të mirë dhe të keni energji.

Kungulleshkat janë të pasur me vitaminat A dhe C dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit e të tensionit të gjakut.

Të dhënat thonë se konsumi i kungujve të njomë ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit në organizëm për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3.

Kungujt e njomë janë aleatë të njerëzve që vuajnë nga diabeti sepse rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Një nga mënyrat më të mira për konsumin e rregullt dhe afatgjatë të kungulleshkave është ngrirja e tyre në kushtet e shtëpisë.

Si T’i Ngrini Kungulleshkat Në Kushtet e Shtëpisë

 

Një gjë e tillë çaktivizon enzimat që i bëjnë kungulleshkat të qullëta dhe pa ngjyrë.

Mjafton një minutë në ujë të valuar dhe kungulleshkat do të ruajnë formën dhe fortësinë pas ngrirjes.

AgroWeb.org gjithashtu rekomandon që të mos i kriposni copat e kungulleshkave përpara ngrirjes sepse ato do të qullen.

Nëse copat e kungujve të njomë i fusni në ngrirje direkt pas ekspozimit në ujë të valuar, do të përfitoni copa të akullta në fund.

Mënyra më e mirë është që copat e kungulleshkave t’i rradhisni në një tabaka dhe më pas t’i fusni në ngrirje.

Pasi të kenë ngrirë, merrini copat një e nga një dhe futini në një enë përkatëse ose qese plastike dhe futini sërish në ngrirje.

Kungujt e ngrirë mund t’i përdorni për supa, gjellëra të ndryshme dhe salca. Ato nuk ka nevojë t’i shkrini përpara gatimit në rast se keni ndjekur metodën e mësipërme.