Sindikatat ndërkombëtare solidarizohen me naftëtarët

437
Sigal

Ndërkohë që organizatat ndërkombëtare dhe sindikatat amerikane përkrahin grevën e naftëarve të Ballshit, skuthët e sindikatave shqiptare janë fshehur në “tunelet” e mbushura me paratë e fituara nga shitja e pasurisë sindikaliste që arrinë në mbi 2 miliard euro. Mashtrimet e Rilindjes për ARMO dhe pazaret e ministrit Ahmetaj në shitjet korruptive të Rafinërisë në Ballsh

Kryeministri Rama tashmë u jep përgjigje naftëtarëve protestues në grevë urie, se ai dhe qeveria e tij, nuk kanë asnjë detyrim për pagat e asnjë lidhje me krimin ekonomik-financiar shtetëror, të bërë në ARMO, sepse marrëdhëniet e tyre me pronarët e ARMO-s janë marrëdhënie kapitaliste. Mirëpo kryeministri Rama “harron” se  ka patur në dorë “rubinetin” e naftës që hynte e dilte nga ARMO, qysh prej muajit dhjetor 2013 e deri sa u largua banda azero-turke që e solli vetë Rama; duke e prezantuar si kompani Amerikane, ku ministër ishte Arben Ahmetaj.  Mirëpo, dokumentet zyrtare, tregojnë se Rama-Ahmetaj-Gjiknuri, janë të zhytur në “llumin” e këtij koncesioni nafte, jo thjesht me letra, por me emra konkretë, të emëruar nga vetë kryeministri Rama.

Faktet që provojnë se nga 1 janar 2014, “Rilindja”, ka vazhduar pazaret e pista në ARMO:

– Në muajin tetor 2013, me kontratë noteriale, firma “AMRA Oil” e Rezart Taçit, që kishte 85% pronësi të ARMO,  me lejen e qeverisë “Rilindja” si ortake, shiti këto aksione tek firma azere-ruse “Heaney Assets Corporation”.

– Në datën 6 dhjetor 2013, në krye të Bordit të ARMO (Ballsh), si përfaqsues i kryeministrit Rama e me urdhër të tij; është emëruar Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrisë.

– Nga muaji tetor 2013, deri në vitin 2016, ARMO-Ballsh, iu dha me qira kompanive fantazma “Deveron Oil”, të përfaqësuara nga firma “IRTC”.

– Administrator Ekzekutiv i ARMO, me miratim të bashkëpronarit qeveria shqiptare me 15% aksione, u emërua Mitat Sulaj.

– Në datë 21.01.2015, kryeministri Rama largon nga ARMO, sekretarin e tij, Engjëll Agaçi, për shkak se ky, ishte zhytur shumë thellë në llumin e vjedhjeve me azerët.

– Pas largimit, Ëngjëll Agaçi u zëvendësua nga Klodian Mene, kunati i “ministrit Ahmetaj me detyrë Drejtor i Privatizime-Koncesioneve në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës.

 

Loja e pistë e “Rilindjes” me ARMO

Këtu fillon loja e pisët e bandës “Rilindja” në ARMO, që po e vuajnë shqiptarët me pagesën 1.2 miliardë Euro të vjedhura. Tashmë është provuar me dokumente shkresore, se Ëngjëll Agaçi, iku nga ai post, duke zhdukur gjurmët e krimeve që kishte firmosur vetë si kryetar bordi,  një nga këto dhe bilanci fals “ARMO-2013”, me 34 miliardë lekë të reja, të paraqitura si humbje prodhimi, kur në fakt rezultojnë vjedhje. Pas ikjes së Agaçit, u ndryshua emri i firmës nga “IRTC”, në “Trading Petrol and Drilling” (TP&D); dhe me miratim të ministrit Arben Ahmetaj, vazhdoi aktivitetin si kompani e re amerikane; prezantuar si e tillë nga vetë kryeministri Rama. Pasi doli sheshit, “mali” me vjedhje dhe nisi kriza e pagave të naftëtarëve, kryeministri i spostoi nga përgjegjësia të gjithë dhe solli në Ballsh, një kompani tjetër fantazmë. Në prill 2016, Rama priti në kryeministri me kamera televizive; offshorin e falimentuar “Harry Sergeant-III”, por përsëri me drejtues Pajtim Braçaj, administrator i ish-firmës “IRTC” e “Trading Petrol and Drilling” (TP&D). Këtë firmë e prezantuan në ARMO-Ballsh, Arben Ahmetaj si Ministër i Financave dhe Niko Peleshi si Zv/kryeministër; ku Ahmetaj deklaroi, se me urdhër të kryeministrit, do zbardhte e çonte para drejtësisë, gjithë personat që kishin bërë vjedhjet në ARMO. Kryeministri del e thotë, se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie si qeveri, për krimin ekonomik-financiar dhe pagat e 1200 naftëtarëve në Ballsh, kur është ortak me 15% dhe licensues koncesoni, duke i paraqitur mafiozët azerë, si biznes amerikan. Mos vallë përgjegjësinë për 1.2 miliardë Euro të vjedhura nga ekonomia e vendit; dhe për 2 vjet paga e sigurime shoqërore, mund ta ketë oxhaku i Uzinës-Ballsh, apo gratë naftëtare që janë futur në grevë urie?/Pamfleti

 Sindikatat e huaja sensibilizohen me grevën e naftëtarëve, ndërsa ato shqiptare heshtin

Skuthët e sindikatave shqiptare janë fshehur në tunele, sindikatat e botës sodilarizohen me naftëtarët

Nuk ka turp më të madh që naftëtarët e zonës më të pasur në Ballkan dhe Europë janë në grevë urie, fillimisht burrat dhe më vonë bashkëshortet e tyre, dhe krerët grabitqarë të sindikatave shqiptare të njollosur nga llumi i pislliqeve dhe vjedhjet marramendëse heshtin nga frika e prangave, që iu tregohet para syve nga qeveria aktuale. Sindikatat shqiptare kanë në pronësi një pasuri prej 2.5 miliardë eurosh, një pjesë të të cilave e kanë bërë rrush e kumbulla në kundërshtim me ligjin, duke i dhënë si toka për hotele, kulla dhe resorte turistike në bregdet, zonat malore dhe ato pranë pyjeve. Kjo është arsyeja e vërtetë se përse heshtin këta maluketër dhe sahanlëpirës pushteti, por që po jetojnë si tartabiqet në kurriz të punëtorëve dhe shushunjat që ushqehen me gjakun e pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarë. Madj, një pjesë të hoteleve i kanë kthyer në pronë private, duke i shijuar me dashnoret dhe nga përfitimet e këtyre pasurive, pasaportat e tyre nuk kanë më vend për viza jashtë shtetit. “Telegraf” nga nesër do të botojë skandalet dhe grabitjet e kësaj pasurie , për të cilat SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet.

Prej muajsh, naftëtarët e Rafinerisë së Përpunimit të Thellë të Naftës së Ballshit, ndodhen në grevë urie. Dhënia e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në uzinë mbeten dy kërkesat e tyre kryesore. Sakaq përveç burrave, situata është përshkallëzuar dhe tek gratë naftëtare të Ballshit, të cilat kanë hyrë në ditën e 7-të të grevës së urisë. Gratë naftëtare kanë paraqitur probleme shëndetësore, e megjithatë nuk pranojnë ndihmë nga spitali. Ato u bëjnë thirrje grave ambasadore dhe politikane, që të bëjnë diçka për situatën e tyre. Nga përplasje me policinë deri te greva asnjë zgjidhje nuk është i është dhënë ende.

Naftëtarët  i drejtohen me një letër Organizatës Ndërkombëtare të Punës, OSCE-së dhe ambasadave

Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar i është drejtuar me një letre Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri.

Përmes kësaj letre, sindikata vë në dukje kushtet e vështira me të cilat përballen naftëtarët dhe mbarë komuniteti i Ballshit, pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës prej më se një viti. Në letër bëhet thirrje për vënien në zbatim të vendimit të gjykatës që u rikthen pagat punëtorëve dhe kërkon mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare në ushtrimin e presionit qeverisë shqiptare për gjetjen e zgjidhjes.

******************************

Sindikata Amerikane i dërgon letër Ramës: Kërkoi që ti jepen pagat të gjithë punëtorëve

Federata Amerikane e Punës dhe Kongresi i Organizatave Industriale, është federata më e madhe e sindikatave në Shtetet e Bashkuara. Ajo përbëhet nga pesëdhjetë e pesë sindikata kombëtare dhe ndërkombëtare, së bashku që përfaqësojnë më shumë se 12 milionë punëtorë aktivë dhe në pension.

Sindikata Amerikane AFL-CIO ka shprehur mbështetje për naftëtarët e Ballshit, të cilët prej disa muajsh protestojnë për pagat e pamarra dhe për rifillimin e punës. Në një letër drejtuar kryeministrit Rama, thuhet se mbështesin 900 naftëtarët dhe Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri është angazhuar në dialog me zyrën e kryeministrisë, të ministrisë së Energjisë dhe Financave në mënyrë që të jepen pagat e punonjësve.

“Në emër të dymbëdhjetë milionë e gjysmë anëtarëve të Federatës Amerikane të Kongresit të Punës së Organizatave Industriale, unë ju shkruaj për të shprehur mbështetjen tonë për 900 anëtarët e federatës Sindikatës së naftëtarëve të Shqipërisë të cilëve u detyrohen muaj të tërë paga të papaguara në Rafinerinë e Ballshit.

Çështja e pagave të papaguara filloi që në Nëntor 2018 deri në Shtator të vitit 2020 dhe Rafineria e naftës thuhet se u detyrohet të paktën 10 muaj paga këtyre punonjësve. Në vitet e fundit, TUFIWA është angazhuar në dialog me menaxhimin e rafinerisë, zyrën tuaj dhe Ministritë e Energjisë dhe Financave ndërsa punëtorët kanë protestuar paqësisht në një përpjekje për të marrë pagat e tyre.

Këta anëtarë të sindikatës janë të angazhuar në një punë thelbësore që mbështet nevojat e energjisë për shqiptarët dhe meritojnë të kompensohen në mënyrë të drejtë. Unë kërkoj që zyra juaj të vazhdojë të angazhohet me menaxhimin e rafinerisë dhe TUFIWA që të gjendet një zgjidhje e shpejtë që do të sigurojë që të jepen të gjitha pagat që u detyrohen këtyre punëtorëve”, shkruhet në letër.

Prej ditësh, po mbahet grevë urie brenda uzinës, ku më parë ishin naftëtarët meshkuj ndërsa ditët e fundit janë zëvendësuar nga gratë pasi kanë shfaqur probleme me gjendjen e tyre shëndetësore.