Aksident i frikshëm në Korçë, makina humb kontrollin, përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset në rrugë

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Fshatit Lumalas të Qytetit të Korçës.

Një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është goditur me trafikndarësen dhe është përmbysur.

Sigal

Aktualisht raportohen vetëm dëme materiale, si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin Pogradec – Korçë për shkak të tij.