“Një javë me maska, rritje me 48% e rasteve me koronavirus”, Vasili: Rama tu kthejë paratë e gjobave qytetarëve

320
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e shikon mbajtjen e maskës në ambiente të hapura si një maskë për të fshehur mosmarrjen e masave fondamentale nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se një javë pas vendosjes së maskave e gjobave ka një rritje me 48% të rasteve me COVID-19 dhe sipas tij maska është masa e fundit që ka zero vlerë.

Ai i kërkon kryeministrit Edi Raam t’u kthejë paratë e gjobave mijëra qytetarëve.

POSTIMI:

Rritje 48% e rasteve me COVID një javë pas detyrimit të maskave e gjobave!

Sot mbushet plot një javë nga detyrimi i përdorimit të maskave edhe në ambient të hapur.

Të gjithë prisnin pas propagandës idiote të Edi Ramës rezultate qofshin edhe minimale.

Por siç pritej dhe siç u argumentua nga ne shkencërisht ndodhi tamam e kundërta.

Pikërisht në datë 14 tetor, një javë më parë, shënoheshin 203 raste të reja. Ndërsa pas një javë të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri në 301 raste të reja.

Rritja shkon deri në 48%! Ju thamë qartë se maska është vetëm masa e fundit dhe ka zero vlerë.

Pa testim, gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim të gjerë dhe pa eficencën maksimale të mjekut të familjes dhe dekoncentrimit të trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maskë për të fshehur mosmarrjen e këtyre masave fondamentale
Kur shkon me mendjen e çmendur të Edi Ramës këtu përfundon!!

I çmenduri tu kthejë paratë e gjobave mijëra qytetarëve, që i dënoi çmendurisht për maskat!