Aktori Gëzim Kruja nuk përcillet dot me homazhe në banesën e fundit, koronavirusi i izoloi të gjithë. Qytetarët gjejnë tjetër zgjidhje

352
Sigal

Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja.

Aktori humbi jetën dje në moshën 80-vjeçarare për shkak të probleme shëndetësore që ka pasur vitet e fundit.

Edhe pse është nderuar me tituj të mëdhenj përgjatë gjithë karrierës së tij, Kruja nuk do të përcillet dot me homazhe në teatrin “Migjeni” dhe as nga artëdashësit e tij. Kjo për shkak të pasojave të marra ndaj COVID 19, që ka filluar të përhapet edhe në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, qytetarët shkodranë do ta nderojnë duke dalë nëpër ballkone e duke duartrokitur për figurën e tij dhe për gjithë ç’ka ai i ka dhënë skenës dhe artit shqiptar.

Nisja për në banesën e fundit, do të bëhet në orën 12:00 nga shtëpia e tij në lagjen “Dergut”, pranë shkollës “Oso Kuka” deri në banesën e tij të fundit.