Nuk do ta besoni numrin e tërmeteve që “shkundën” Shqipërinë… priten sërish lëkundje

628
Sigal

Shqipëria u ‘shkund’ dje nga disa tërmete, ku më i forti ishte me magnitudë 5,2 shkalla rihter, duke alarmuar qytetarët.

Në një lidhe telefonike , sizmologu u shpreh se nga dje në orën 11:00 deri në këto momente janë regjistruar rreth 300 tërmete në Shqipëri.

Sipas sizmologut rreziku më i madh ka kaluar dhe lëkundjet e tjera që mund të ndodhin do jenë me intensitet të vogël.

“Nga dje në orën 11:00 deri tani janë mbi 300 tërmete. Ato kanë qenë me mganitudë më të vogël dhe vijnë duke u pakësuar. Energjia e paçliruar do vazhdojë të çlirohet. Parashikim për tërmetet nuk ka, por duke u nisur nga tipologjia e këtij tërmeti mendoj se nuk do ketë më tërmete të tjera me intensitet të lartë. Edhe nëse ka goditje, mendoj se ato do jetë me intensitet më të vogël”- tha sizmologu.