Sigal

David dhe Victoria Beckham janë duke festuar një moment historik mes spekulimeve që ishin ndarë.

Çifti festoi përvjetorin e 19 të martesës mbrëmjes e së mërkurës në një darkë romantike së bashku.

Ylli i futbollit dhe stilistja publikuan një foto në Instagram duke buzëqeshur dhe mbajtur dorën e njëri-tjetrit në Paris.

“Wow 19 vite…Në këto kohë 19 vite më parë isha veshur nga koka tek këmbët me kostum ngjyrë të purpurt,”-shkroi David. “Gëzuar përvjetorin gruaja dhe nëna më e mrekullueshme.”

Ndërsa Victoria e cila publikoi të njëtën foto shkruan: “19 vite! Të dua shumë.”

Stilistja publikoi dhe një foto të dhuratave që kishin marrë nga fëmjët e tyre përfshirë tullumbace argjendi dhe buqeta me lule për rastin e veçantë.

Çifti i famshëm kanë 4 fëmjë, Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajza Harper, 6 vjeç.