Mali i Zi, kapen 18 kg kokainë në “BMW”-në me targa franceze. Arrestohet drejtuesi shqiptar i mjetit

31
Sigal

Një sasi prej 18 kg e dyshuar lëndë narkotike kokainë u sekuestrua nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar të Debela Brijeg, mëngjesin e sotëm. Rtv Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, ndërsa matjen e saktë do ta bëjë policia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

“Një sasi e madhe droge është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve “BMW”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, njofton dogana malazeze.

Shtetasi i Shqipërisë është arrestuar ndërsa malli i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë. Paketimet janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura me shirit.