Belinda Balluku: Me buxhetin e ri do ndërtojmë 255 km rrugë

40
Sigal

Buxheti i vitit 2024 mbështet me më shumë fonde sektorët prioritarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku përfshihen projekte të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, portuale, hekurudhore dhe energjetikë. Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se vitin e ardhshëm parashikohet të ndërtohen 255 km rrugë të reja. Programi për Transportin Rrugor është një nga prioritetet e qeverisë për periudhën 2024-2026. Buxheti i vitit 2024 me fond 52.7 miliardë lekë mbështet 11 sektorë prioritarë të MIE-së, nga të cilat programi për investimeve në infrastrukturën rrugore, adreson një fond prej 23.18 miliardë lekësh.  Balluku bëri të ditur se duke përdorur edhe fondet e Bashkimit Europian do të marrin një vëmendje të veçantë edhe programe dhe projekte që kanë qenë disi të fjetura në vitet e mëparshme. “Transporti rrugor mbetet prioritet i qeverisë. Investimi në këtë sektor do të japë mbështetjen maksimale për zhvillimin ekonomik, në funksion të turizmit apo në funksion të zhvillimit industrial e urban”, -tha ministrja Balluku.