Zgjedhjet e 6 Marsit/ Noka: Basha i luti kandidatët 1 muaj, nuk i panonte askush

210
Sigal

Deputeti Flamur Noka është shprehur se asnjë kryesi nuk është më me Lulzim Bashën.

Në një intervistë, Noka u shpreh se Basha mezi ka gjetur kandidat për zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa shton se ky i fundit kërkon që t’i japë sërish një mundësi Ramës për të kontrolluar pushtetin lokal.

Flamur Noka: Asnjë kryesi dege nuk është më shoqatë. Janë të gjithë kandidat që mezi janë gjetur me një muaj lutje, takime etj. Janë të gjithë viktima të shoqatës duke pranuar keqpërdoren për t’I shërbyer regjimit dhe për t’u i dhënë një mundësi Edi Ramës për të kontrolluar pushtetin lokal. Shanset janë zero, por shoqata po përdoret përsëri nga regjimi.

Përsa i përket logos e cila është komentuar gjerësisht, tha se kjo logo është hartuar nga të gjithë partitë e koalicionit.

Flamur Noka: Logoja “shtëpia e Lirisë” është hartuar nga të gjithë ne. Nuk është thjesht e PD. Është logoja e koalicionit që I përfshin të gjithë. 6 marsi do të jetë një konfirmim i verdiktit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit. Do të jetë një demostrim kundër pengut dhe pengmarrësit.