Kryebashkiaku Veliaj / Takim me Kampionin e Botës, Lilian Thuram: Libri i tij, mesazh për të rinjtë se sporti i bashkon njerëzit

49
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim legjendën e kombëtares franceze, Kampionin e Botës dhe të Europës, Lilian Thuram, i cili ndodhet në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të përkthyer në shqip “Mendimi i bardhë”. Ata diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi nismat sportive dhe promovimin e luftës kundër racizmit. “Jam në Tiranë për të prezantuar librin tim, i cili është përkthyer në shqip, dhe shpresoj se do të ndryshojë mendësinë e njerëzve. Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. Por, unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara. Është një kënaqësi t’ju takoja, jeni një kryebashkiak i jashtëzakonshëm, shumë i aftë, dhe personi që e ka thënë këtë nuk është shqiptar. Pra, e thotë dikush që ka këndvështrimin e tij nga jashtë”, -tha Lilian Thuram. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një kampion, një legjendë të vërtetë, si Lilian Thuram. Libri i tij, “Mendimi i bardhë”, është vërtet një nga dhuratat më të bukura që na vjen, në kontribut me Ambasadën Franceze. Mezi pres që të inkurajosh djemtë dhe vajzat tona, për të kuptuar që sporti është patjetër i dobishëm për një shëndet dhe për një fizik të shëndoshë, po është mbi të gjitha për mentalitetin fitues dhe për një lojë në skuadër, për të cilën kemi shumë nevojë sot. Lilian Thuram është një legjendë e futbollit me karrierë të pasur dhe me ndikim edhe jashtë fushe. Ai ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren franceze në vitin 1998. Pas përfundimit të karrierës në futboll, Thuram është angazhuar në aktivitete bamirësie.