Malavita shqiptare vazhdon: Business as usual në Epokën e Coronavirusit

126

Nga Gjergji Thanasi

Ky shkrim ben pjesë në Rubrikën “Counterpunch”, rubrikë kjo e dedikuar mospërhapjes së panikut në Epokën e Coronavirusit

12 klandestinët egjiptianë

Malavita shqiptare vazhdon e pacënuar biznesin e vet edhe në “epokën” e Coronavirusit. Policia shqiptare për të zbatuar urdhërat online të brekushemadhit të Surrelit është tepër e zënë me gjobitje qytetarësh e biznesesh, me sekuestrim mjetesh motorike e bicikletash, ndonëse ende jo kuajsh e gomerësh. Mafia shqiptare po ashtu është e zënë me bizneset e veta. Vetëm këtë javë mafia shqiptare në bashkëpunim me krimin e organizuar transnacional organizoi udhëtimin e 12 klandestinëve shqiptarë nga Port Saidi në Durrës e pastaj deri në Tërstenik të Devollit. Klandestinët u kapën në Greqi në periferi të Selanikut. Anija, që solli klandestinët në Portin e Durrësit, pasi mbaroi punë u largua nga Porti i Durrësit për në Portin e Chioggi-as (Itali) pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kanabis shqiptar në plazhin e Leces

Sapo u përmirësua moti skafistët shqiptar filluan punën për të kapur kohën  e humbur duke transportuar drejt brigjeve italiane klandestinë, drogë e tek tuk edhe ndonjë armë bashkë me sasi të kufizuara municioni. Në 1 prill (jo lajm si për Ditë Rrenash) në zonën e quajtur Porto Badisco (Provinca e Leces) skafistët shqiptarë zbarkuan një sasi të madhe ballosh dhe pakosh, që besohet se ishin të mbushura me kanabis. Policët në përbërje të UOPI-t (Unita Operativo di Primo intervento), një njësi policore italiane kjo si bicim FNSH-ja e jonë, mbërritën me vonesë në plazh, ku një motorskaf me 2 skafistë shqiptarë, sapo kishte zbarkuar “mallin”. Gjithsesi pritësve të “mallit” u kishte rënë në plazh një pako e mbushur me kanabis me peshë rreth 5 Kg. kanabis. Pakoja ishte e mbështjellë me celofon dhe e lidhur fort me shirit letre ngjitëse në ngjyrë të verdhë.

Pa u fashitur mirë propaganda këtej e andej Adriatikut për 30 mjekët, infermjerët dhe benzinajot (pompistët) shqiptarë aleatë të Italisë në betejën kundra Coronavirusit, nacut tonë dërgojnë në brigjet e Leces motorskafin e rradhës plot me kanabis!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Mafia shqiptare dërgon kokainë  nga Peruja në brigjet spanjolle me “Narcobuzos”

Po këtë javë policia spanjolle neutralizoi një bandë narkotrafikantësh shqiptarë. Ky operacion i policisë spanjolle ishte i vecantë, sepse për herë të parë në Spanjë, policia godiste një bandë narkotrafikantësh, që përdornin metodën “narcobuzos” për të trafikuar kokainë. Banda shqiptare bashkëpunonte me një kartel për të trafikuar kokainë nga Kolumbia në Evropë. Karteli spanjoll e dërgonte kokainën në Portin Callo në Peru. Atje, zhytësa ish ushtarakë të rekrutuar nga narkosët kolumbianë e fusnin kokainën në hapsira në kallumën e anijes në një vend, që detarët e quajnë pusi i gadinës. Anija, një kontejner mbartëse, lundroi me drogën e fshehur në kallumën e saj nga Peruja në Portin Aviles në Spanjë.

Banda shqiptare më qendër në Barcelonë dërgoi një “komando” për ta hequr kokainën nga anija dhe për ta dërguar në Barcelonë. Komandoja kishte kapo një shqiptar (dyshohet si anëtar ose ish anëtar i Forcave të Mbrojtjes Detare Shqiptare) dy peruanë, që ishin zhytës profesionistë dhe një peruan tjetër, që kishte funksionin e “rojes së bostanit”.  Policia dhe zhytësat e marinës luftarake spanjolle (GEO) arrestuan 2 zhytësat në det dhe “rojen e bostanit” në tokë. Kapoja shqiptar i komandos u përpoq të arratisej me makinën e vet AUDI A-8, por megjithëse goditi dhe dëmtoi rëndë një makinë policie, u prangos sapo hyri në autostradë.

U sekuestruan Kg. 72 kokainë e pastër, 2 komplete zhytësash (akualang bashkë me bombulat e oksigjenit), 2 200 euro, 2 300 USD, dokumente të ndryshme si edhe 2 autovetura luksoze.

Në këtë aksion antidrogë pala spanjolle u mbështet dhe bashkëpunoi edhe me  organet antidrogë peruane dhe panameze si edhe me DEA-n amerikane. Priten arrestime të anëtarëve të tjerë shqiptarë të bandës në Barcelonë dhe jo vetëm. DEA po koordinon veprimet me organizmat antidrogë në Peru,Kolumbi, Panama dhe sidomos në Shqipëri për të goditur të tjerë anëtarë të bandës si edhe për të shtënë në dorë likujditete dhe asete të bandës të transferuara në Shqipëri.

Për më shumë info mund të klikohet linku: https://ëëë.larazon.es/espana/20200328/4jëj27at5nh2tnvctvsëlbst6y.html. Një video interesante e aksionit antidrogë të policisë spanjolle është në këtë link: https://ëëë.elcomercio.es/aviles/detenidos-primera-asturias-20200328112518-nt.html

Klandestinë shqiptarë nga Spanja në Holandë

Në 27 mars një grup i strukturuar kriminal shqiptar në Portin e Santanderit (Spanjë), arriti të fusë kundrejt pagesës 4 shqiptarë në hambarin e një anije, e cila në vend të lundronte drejt Anglisë mbërritit në Portin e Terneuzen-it në Holandë. Kapiteni lajmëroi me VHF kapitenerinë e portit, që 4 klandestinë kishin hyrë fshehurazi në hambar. Për më shumë hollësi mund të klikohet në linkun: https://ëëë.ad.nl/binnenland/vier-onderkoelde-en-ondervoede-albanese-verstekelingen-aangetroffen-op-vrachtschip-terneuzen~aa40868d/

Policia ushtarake holandeze të katër klandestinët të paushqyer dhe gjysëm të ngrirë i dërgoi në ambulancë e më pas në qendrën e pritjes për të huajt. Dy nga shqiptarët kërkuan azil, ndërsa 2 të tjerët jo. Fenomeni i klandestinëve shqiptarë mbetet shqetësues për qeverinë dhe për segmente me peshë në Parlamentin Holandez.

Banane, ananas dhe 700 +  865 Kg. kokainë në Holandë

E hëna e 30 marsit 2020 ishte me të vërtet ditë ters për narkosat shqiptarë. Policia holandeze arrestoi këtë të hënë 3 shqiptarë të moshave 30-31 vjec dhe një shofer holandez 63 vjec. Të katër personat u përpoqën që duke përdorur metodën “Rip off” të nxirrnin 700 Kg kokainë të pastër nga një kontejner të ngarkuar me banane. Kontejneri ishte magazinuar në një magazinë doganore në Lagjen Tëeemontstraat in Deurne të qytetit të Anversës. Nuk dihet asgjë më shumë për 3 shqiptarët e arrestuar dhe lidhjet e tyre në Shqipëri. Për më shumë info mund të klikohet në linkun: https://m.hln.be/in-de-buurt/antëerpen/bende-met-700-kg-cocaine-loopt-tegen-de-lamp~acdcfc8b/

Thuajse në të njejtën kohë që në Anversë u kapeshin narkosve shqiptarë 700 Kg kokainë, në Portin e Roterdamit një tjetër bande narkotrafikantësh shqiptarë ju kapën 865 Kg kokainë. Ngarkesa ishte në një kontejner të ngarkuar me ananas. Kontejneri ishte nisur nga Kosta Rika për në Holandë. Kompania pritëse e mallit nuk kishte asnjë dijeni për këtë sasi kokaine të fshehur në kontejnerin me ananas të porositur nga kjo firmë. Dogana holandeze beson se pritëse e 865 Kg kokainë është e njejta bandë kriminale shqiptare, që në vjeshtë-dimër 2018 importoi nga Amerika Latine për në portet holandeze e më vonë në Durrës qindra kile kokainë, të fshehura nën ngarkesa legjitime ananasi.

Të premten e kaluar më 27 mars në Portin e Roterdamit u kapën 1200 Kg kokainë të fshehur në disa kontejnerë me ngarkesë  lëng mangoje dhe limoni. Një pjesë e këtyre 12 kuintalëve të kokainës kishte si pritëse narkotrafikantë shqiptarë. Fatkeqësisht dogana dhe prokuroria holandeze ofron për publikun shumë pak informacion për këto sasi gjigande kokaine, që po i kapen mafies shqiptare në portet holandeze.