21- vjetori i mobilizimit të madh të UÇK-së te “Drenica” Durrës

2288
Sigal

Nga Vaso Papaj

Pronari i “Drenicës” së Durrësit, e cila,  shërbeu si Qëndër e Rekrutimit të UÇK-së, dhe njëkohësisht pritësi dhe mobilizuesi,Gani KAPITI, në krye të vullnetarëve të UÇK-së të cilët mbërritën te QR “Drenica” Durrës  me  13 Prill 1999

Çaste kur mbërrijnë luftëtarët e UÇK te ” Drenica” Durrës Prill 1999

Shkrim me rastin e pervjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhërit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së : … 1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces… https://www.epokaere.com/urdhri-per-mobilizim-te-pergjithshem-i-bere-20-vjet-me-pare-nga-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se/

Dhe pikërisht po me 01  04  1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi  Qendra Kryesore  e Mobilizimit te UÇK-së te  “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI  kanë  hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme  kombëtare që është bërë prej tyre  në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.

Jemi të gjithë dëshmitarë se si  te “Drenica” e Durrësit buzë detit,  pronë e Gani KAPITIT  arritën  me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora  dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.Qëndra e mobilizimit “Drenica” e Gani Kapitit  u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare ,  për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Në një kohë rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mira luftëtarë të lirisë. Së bashku me “Drenicën” vëllezërit e tjerë të Gani KAPITIT iu bashkangjitënUCK-së duke vënë në dispozicin të mobilizmit edhe dy lokalet e tjera në Plazhin e Durrësit afër Drenicës, Lokalin “KOSOVA “ të Naimit dhe atë “KAPITI” të Fatmir KAPITIT

Foto: Momente nga mobilizimi, plotësimi i formularëve të rekrutimit të luftëtarëve të UÇK-së në ambjentet e Qëndrës “Drenica”. Prill-Qershor 1999

Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëvë amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi.  Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 56 vitesh të atij zbarkimi qe çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perendimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare  çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsine shqiptare të Kosovës, ndëhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999.

Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ishJugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qëndra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkangjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës

Ushtria  vrastare serbe dhe bandat  gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plaçkitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb  dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500 mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë.Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht  Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve.

Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.