Kushtetuesja jep vendimin për kotratën e re koncesionare të Porto Romanos

257
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shqyrtimin e çështjes së kontratës së Porto Romanos, në një vendim të marrë në datën 11 Janar, nga 7 anëtarët e rinj.

Në prill 2020, Kuvendi vendosi ndryshimin e kontratës me koncesionarin në Porto Romano.

Shoqëria koncesionare e cila administronte vetëm pjesën veriore të Portit, i kërkoi shtetit që të ketë në administrim dhe të shfrytëzojë të gjithë kapacitetin e portit. Pas kërkesës së kompanisë, parlamenti e miratoi këtë koncesion me 89 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim.

Por, në muajin Maj, presidenti Ilir Meta e rrëzoi me dekret vendimin e Kuvendit me pretendimin se shtesa në kontratë nuk sillte përfitime për shtetin. Më pas, Kuvendi e rrëzoi dekretin e Metës, çka pasoi me konfirmimin e ndryshimeve në kontratën koncensionare.

Ndërkohë, kompania “Romano Port” kërkoi në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e shtetës së kontratës koncesionare. Pas bërjes funksionale, gjykata rrëzoi këtë kërkesë me argumentin se ajo duhet të shqyrtohej më parë nga gjykata më të ulta e më pas palët ti drejtoheshin Kushtetueses.