Tmerrohet Madridi, shpërthim i fortë në qendër të qytetit

222
Sigal

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në qendër të Madridit mesditën e sotme, raporton stacioni televiziv La Sexta pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm.

La Sexta TV citoi burime qeveritare duke thënë se mund të ketë qenë një rrjedhje gazi. Ndërkohë zyrtarët nuk e kanë konfirmuar.

Dy dëshmitarë i thanë gjithashtu Reuters se ata dëgjuan një shpërthim të fortë.

Tymi u vu re në lagje pas shpërthimit, raportuan dëshmitarët. Shërbimet e urgjencës ende nuk e kanë konfirmuar çfarë që ka ndodhur saktësisht. Megjithatë, sipas El Rais, shpërthimi shkatërroi tre katet e fundit të ndërtesës.

Nga vendngjarja shihen njerëz në panik, tym dhe makina të dëmtuara.