Skuadrat udhëtuese bëjnë ligjin, Skënderbeu suprizon Laçin

220
Sigal

Vllaznia nuk ka ndërmend që të ndalet. Kuqeblutë morën fitoren e radhës në kampionat 0-1 kundër Bylisit, edhe pse do të vuanin shumë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, teksa ballshiotët ishin më këmbëngulës dhe me pak fat mund të kishin arritur që të merrnin edhe 3 pikë. Në fundin e ndeshjes Ujka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që në aksionin e fundit pas një goditje nga këndi, Ardit Hoxhaj ishte në vendin e duhur për të çuar topin në rrjetë.

Nuk gabon Teuta, që mori fitoren e dytë radhazi. Durrsakët triumfuan minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Kastriotit. Golin e vetëm e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 72-të.

Rikthehet te fitoret pas 4 humbjesh radhazi skuadra e Kukësit. Verilindorët fituan 3-1 në transfertën ndaj Apolonisë. Ibraimi zhbllokoi në minutën e 15-të rezultatin nga pika e bardhë, por vendasit do të arrinin ë të barazonin me Smaci-n në fraksionin e dytë. Kukësi do të rikthehej sërish në avantazh në minutën e 76-të me Peposhin, ndërkohë që 6 minuta më vonë, Eze shënoi dhe golin e tretë.

Laçi dhe Skënderbeu ndanë pikët mes tyre. Meksi shënoi për korçarët në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit do të arrinin që të barazonin me Nwabueze me penallti në minutën e 51-të.