Koronavirusi/ Ndërron jetë 85-vjeçarja, viktima e 7 në Shqipëri

378
Sigal

Mbrëmjen e sotme, një 85-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë, pasi mbërriti në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga nisja e epidemisë më 9 mars, numri të infektuarve ka arritur shifrën 174. Numri i viktimave është 7, ndërsa numri i të shëruarve është 17.