Ishin bllokuar prej orësh mes Thethit dhe Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë

117
Sigal

Tre turistët çekë të cilët u bllokuan në kufirin mes Thethit dhe Valbonës ndërsa eksploronin zonën janë shpëtuar pas disa orëve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, u nisën më herët në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit.