Sherr mes shoferëve për pasagjerët, nje i plagosur në Këlcyrë

614
Sigal

Një shofer autobusi është plagosur pas një sherri me një tjetër shofer furgoni në Këlcyrë. Sherri ka nisur për pasagjerët dhe gjatë konfliktit është rrëzuar duke u dëmtuar në kokë.

“Në qytetin e Këlcyrës shtetasi A.M., rreth 50 vjeç, banues në Përmet, drejtues autobusi është konfliktuar (për pasagjerë) me shtetasin I.Ç, rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, drejtues fugoni. Shtetasi A.M., gjatë konfliktit është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë, i cili është transportuar drejtë spitalit të Traumës Tiranë. Shtetasi I.Ç., është  shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.